Ministri i Jashtëm i Malit të Zi: Demarkacioni, problem i brendshëm i Kosovës

Mali i Zi nuk ka asnjë problem në lidhje me çështjen e demarkacionit me Kosovën. Kështu ka deklaruar në Tiranë në vizitën e tij zyrtare, ministri i Jashtëm malazez, Sërgjan Darmanoviç gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun e tij shqiptar, Ditmir Bushati.

“Mali i Zi ka marrëdhënie shumë të mira me Kosovën. Çështja e demarkacionit nuk përbën një problem për ne. Kjo çështje i takon forcave politike në Kosovë që ta zgjidhin. Është problem i brendshëm i tyre”, ka thënë ai në konferencën e përbashkët për shtyp me nikoqirin e tij, shefin e diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati.

Darmanoviq e konfirmoi vendosshmërinë e Qeverisë së tij për vazhdimin e intensifikimit të bashkëpunimit bilateral me Shqipërinë dhe për hyrje në BE dhe në NATO.

Sipas tij, anëtarësimi në NATO është me rëndësi të ajshtëzakonshme për stabilitetin e rajonit. duke shtuar se pret që Mali i Zi këtë vit të bëhet anëtare e barabartë e Aleancës.

Bushati, nga ana e tij deklaroi se me Darmanoviq kanë biseduar edhe për mundësinë e hapjes së vendkalimeve të reja kufiare, para së gjithash në rajonet ku ka investime.

Në pyetjen se çfarë hapash ka ndërmarrë Tirana zyrtare në lidhje me ndalimin e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj nga policia franceze, ministri Bushati tha se janë në kontakte të vazhdueshme me autoritetet në Prishtinë dhe me ato franceze dhe të Bashkimit Europian.

Gjatë kësaj vizite të kryediplomatit malazez në Tiranë u fol edhe për krijimin e komunës së Tuzit dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button