Skandal! Çerdhja “11 tetori” ende e mbyllur, MPPS dhe Komuna e Butelit me deklarata të kundërta

Çerdhja “11 tetori” në komunën e Butelit e cila u dëmtua nga tërmeti që goditi Shkupin në muajin shtator të vitit të kaluar, ende vazhdon të jetë e mbyllur për shkak të mos përfundimit të punëve për rinovimin e saj.

Çerdhja e cila gjithmonë mban dyert e hapura për fëmijit, kësaj rradhe qëndron e mbyllur tani më 4-5 muaj.

Nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale thonë se punimet tani janë përfunduar duke mos sqaruar se kur do të fillojë më punë kjo çerdhe, por për Portalb.mk thanë se për informata të tjera t’i drejtohemi Komunës së Butelit.

Çerdhja “11 tetori” në komunën e Butelit
Çerdhja “11 tetori” në komunën e Butelit

“Punimet tani më kanë përfunduar. Për informacione më të hollësishme kontaktoni Komunën e Butelit”, tha për Portalb, Zhaklina Veliçkovska, zëdhënëse e MPPS.

Portalb vizitoi objektin e çerdhes i cili kishte dyer të mbullura dhe nuk funksiononte, ndërsa nuk vërehej madje edhe që punon dikush në rinovimin e hapësirëse së brendshme.

Nga Komuna e Butelit deklarojnë ndryshe nga MPPS duke thënë se punimet ende nuk kanë përfunduar por që janë në fund dhe që së shpejti pritet që të hapen dyert e kësaj çerdheje.

Çerdhja “11 tetori” në komunën e Butelit
Çerdhja “11 tetori” në komunën e Butelit

“Punimet janë në përfundit, mungojnë edhe disa gjëra të vogla dhe presim që prej 15 deri më 20 kjo çerdhe të fillojë të funksionojë”, thonë për Portalb, nga komuna e Butelit.

Prindërit vazhdojnë të ankohen se kjo punë u stërzgjat dhe se sa më shpejtë të hapet çerdhja.

“Puna e hapjes së çerdhes u stërzgjat, fëmijët janë në kushte të mjerueshme në objektet ku janë transferuar për momentin, madje disa prind edhe nuk i dërgojnë fare në çerdhe. Kjo duhej të ishte zgjidhje afatshkurtër e jo gati se gjysëm viti. Apelojmë që sa më shpejtë të përfundojnë punimet dhe fëmijët tanë të kthehen në çerdhen e lagjës së tyre”, thonë për Portalb prindërit./Portalb

Fëmijët e çerdhes “11 tetori”
Fëmijët e çerdhes “11 tetori”

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button