Shekuj me radhë dituria, feja dhe edukata sugjerojnë të mirën

Sipas kësaj teorie njeriu pasiv nuk mund të bëhet aktiv, përtaci nuk mund të bëhet punëtor, frikacaku nuk bëhet dot guximtar, ndërkaq koprraci assesi nuk bëhet bujar.

Njeriun e mjerë dhe me vullnet të dobët nuk mund ta shndërroni në njeri punëtor e të zellshëm. Po ashtu edhe njeriun e vrazhdë nuk mund ta bëni të mëshirshëm. Nuk keni mundësi që prej kryelartit, ziliqarit, e të mjerit, gënjeshtarit, mashtruesit, egoistit t’i shlyeni këto vese të liga. Në këtë pikëpamje edhe feja edhe dituria edhe edukata mbeten pa tekst.

Në të vërtetë kështu edhe ka ndodhë .Shekuj me radhë feja, dituria dhe edukata sugjerojnë të mirën, kurse sot shumica e njerëzve janë të pamëshirshëm, të vrazhdë, egoistë, gënjeshtarë, të pandershëm dhe assesi nuk mund të shpëtojnë nga këto vese të liga, për arsye se vesi dhe natyra janë të njëjta. Vesi I një njeriu është karakteristika e tij materiale. Në kemi mundësi që ta ndryshojmë natyrën e saj.Një copë hekuri me ndihmën e teknologjisë mund t’ia ndryshoni formën, mund ta bëni çelik, por assesi nuk mundësi që ta ndryshoni natyrën e hekurit dhe atë ta shndërroni në ar. Hekuri gjithmonë është Hekur, ndërsa ari është ar. Një egërsirë mund ta zbutni dhe ta bëni shtëpiake, por assesi nuk keni mundësi që macen ta largoni na zënia e miut, qenin nga lëpirja e eshtrave.

Bleta thumbon ndërsa ujku copëton. Thumbimi dhe copëtimi janë në natyrën e këtyre krijesave. Dituria dhe edukata nuk i ndërrojnë veset por vetëm i mbulojnë .Njeriun me vese të këqija nëpërmjet fesë dhe etikës ,nëpërmjet përvojave shkencore dhe edukative mund ta drejtosh nga e mira dhe mund t’i hedhish një mbulesë mbi veset e këqija. Megjithatë atë nuk mund ta ndryshoni dhe një njeri të ligë nuk keni mundësi ta nxirrni nga kthetrat e së keqes .Veset të cilat mendoni se i keni ndryshuar nëpërmjet edukimit ,në momente të caktuara mund të paraqiten në formën më të shëmtuar. Veset e këqija të cilat janë të edukuara u ngjasojnë puçërrave, maja e të cilave është tharë por trupi i tyre ekziston nën lëkurë. Këta puçërra presin vetëm një fërkim që të pëlcasin. Sa e sa njerëz të ditur, humanë e tepër të kujdesshëm ,me uniformë ,mund t’i shohësh që në momente të caktuara mund të shprehin të liga të papritura ,për arsye se veshmbathja ,uniforma ,janë perde të lëshuara përpara syve. Pedantëria e tepërt është vetëm maskë për mbulimin e thelbit të prishur. Pedantëria e tepërt te njeriu i prishur është si llaku. Është si ngjyra mbi qelq. Ajo mbetet në sipërfaqe dhe assesi nuk zbret në bërthamë e në thelb. Njeriu i mirë nuk njihet sipas stofit sipërfaqësore të edukatës por sipas bërthamës së pastër. Gjegjësisht ,edukata e mbulon vetëm vesin e keq dhe e fsheh fizionominë e brendshme të njeriut. “Por vesi asnjëherë nuk e ndryshon”. Edhe populli edhe mendja e shëndoshë e njeriut kështu mendojnë për këtë problematikë. Fjalët e urta popullore si: “Vesi është nën shpirtin”, “Pa mos dalë shpirti nuk del as vesi”.janë shprehje e këtij realiteti. Gustav le Boni -Sociologë ,ka pohuar se çdo popull ka karakterin e vet dhe se këtë karakter nuk e ndryshojnë dituria dhe qytetërimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button