Thaçi dhe Engel me deklaratë të përbashkët për arrestimin e Haradinajt

Në një kumtesë të përbashkët të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe anëtarit të Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Eliot Engel, kërkohet lirimi sa më i shpejtë i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, shkruan Rel, transmeton Portalb.mk.

“Ne besojmë se abuzimi i Serbisë me sistemin, Njoftimi i Kuq, i Interpolit, që ka çuar në arrestimin e Ramush Haradinajt, është tmerrues”, thuhet në njoftimin e Zyrës së demokratit Engel dërguar mediave, dhe shtohet se “ne kërkojmë nga Franca që në mënyrë efikase ta procesoj rastin dhe ta kthejë atë në shtëpi në Kosovë, sa më shpejtë”.

Mëtutje, në deklaratën e dërguar mbrëmë vonë, pas një takimi Engel – Thaçi, theksohet se “Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duhet ta mbajnë përgjegjëse Serbinë për këtë abuzim të Interpolit” dhe se “në Evropë, procesi i pranimit të Serbisë duhet të ndalet derisa ajo të vazhdoj me obligimet e saj për normalizim të raporteve me Kosovën”.

“Po ashtu, Shtetet e Bashkuara duhet t’ia bëjnë të ditur Beogradit se raportet do të vuajnë derisa ai të kththet në rrugën konstruktive”, thuhet në fund të deklaratës së përbashkët të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe anëtarit të Dhomës Përfaqësuese të Shteteve të Bashkuara, Eliot Engel

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button