Maqedonia e nacionalistëve dhe ajo e “komunistëve”

Kryeministri i Maqedonisë, ai që ka kaq vite që nuk e ndërron karrigen, Nikola Gruevski, është kthyer sërish. Por se këtë herë jo pas një palë zgjedhjeve të lehta, por shumë të vështira.

Tanimë diferenca me rivalët e LSDM ka qenë shumë e vogël. Gruevski është sërish në krye të qeverisë së re dhe se ka gjasa të formojë qeverinë, pasi është ai i mandatuari. Sërish kthehet Maqedonia e vjetër, ajo e nacionalistëve, që duke e përdorur këtë lloj nacionalizmi të pafre, vjedhin e mashtrojnë mbarë qytetarët, sidomos elektoratin e vet, atë maqedonas, kuptohet. Maqedonia sa duket do të vazhdojë të mbetet peng i një bande njerëzish, që e kanë përforcuar “lashtësinë e kombit” të vet deri në pikën e nacionalizmit ekstrem.

Shteti i Maqedonisë, një ndër vendet që i ka shanset më të mira për të qenë shembull për tolerancë fetare dhe etnike, do vijojë të mbetet plaga e madhe e një shteti me dallime të mprehta etnike e sociale. Nacionalizmit gruevskian i ndihmon fakti se Maqedonia nuk është se ka një orientim të qartë strategjik, pasi përpos BE-së, në shtetin maqedonas, ka influenca edhe të ndikimit bullgar, pansllav e deri rus. Janë thënë e stërthënë se nacionalizmi i Gruevskit është varri i së ardhmes së Maqedonisë, varr i integrimeve të saj euro-atlantike, varr i qytetarëve të saj, që do jetojnë të ndarë e me përçarje, thuajse të çdo lloj kohshme. LSDM dhe partitë antiestablishment LSDM, partia që nga ana e VMRO konsiderohet sikur është e pasardhësve të komunistëve, partia që shihet sikur është deri antikombëtare, nuk ka fituar zgjedhjet në shtetin maqedonas prej kaq shumë vitesh dhe kjo për shkak se partia pushtetare ka vënë gjithçka nën sundim, me medie, me gjyqësor, me çdo lloj instance politike në vend.

VMRO, sa herë që i duhet të godasë opozitën, iu përmend maqedonasve faktin se këta të LSDM janë “njerëz pa atdhe”, që lëshojnë vendin për hiç gjë në raport me Greqinë në çështjen e mprehtë identitare të emrit etj. Por se këtë herë, VMRO-ja pati një lloj grushti, nga ana e LSDM paksa dhe parti të tjera të dala në skenë, përfshirë edhe BESA-n, që iu kundërvunë politikës së vjetër, për të sjellë diçka të re. Edhe këta parti ndoshta mundet që në të ardhmen të kthehen të vjetra apo të ndryshojnë rrugës idealet e tyre, ama nuk kanë qenë në pushtet dhe nuk kanë vjedhur vota, siç ka bërë VMRO. Këta as kanë ngritur deri në qiell identitetin “e lartë” maqedonas, por kanë qenë për bashkëjetësë në një republikë të përbashkët. Por, për sa kohë turmat injorante besojnë te idetë e rreme të kombit të lashtë, Maqedonia duket se do të jetë udhëkryqi i një shteti që do të vuajë mbi shpinë korrupsionin, varfërinë, dallimet etnike e fetare dhe kaosin thuajse total.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button