I ftohti polar mori të paktën 60 jetë në Evropë

Si pasojë e hipotermisë së shkaktuar nga vala e të ftohtit polar që përfshiu një pjesë të madhe të Evropës, vetëm në disa ditë të fundit vdiqën 60 persona.

Më së shumti viktima 24 ka në Ukrainë, 10 në Bjellorusi, nga gjashtë në Poloni, Rumani dhe Sllovaki, ndërsa në vendet e Ballkanit perëndimor i ftohti mori të paktën shtatë viktima të reja.

Në Poloni, e cila më rëndë është goditur nga i ftohti polar me temperatura nën minus 20 gradë Celsius, vetëm në 48 orët e fundit vdiqën edhe gjashtë persona.

Numër i njejtë i viktimave nga hipotermia, sipas të dhënave të Ministrisë rumune të Shëndetësisë, janë regjistruar edhe në Rumani.

Në vendet e Ballkanit perëndimor vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar shtatë viktima të reja, prej të cilëve tre në Serbi.

Viktima të motit të ftohtë, kryesisht të pastrehë dhe migrantë, janë regjistruar edhe në Shqipëri, Bullgari, Itali dhe Çeki.

Televizioni shtetëror serb RTS lajmëroi se në fshatin Smolinac në Serbinë lindore, një burrë ka rënë në pus dhe aty ka mbetur dy ditë në temperaturë nën minus 20 gradë Celsius, dhe në fund është gjetur dhe shpëtuar nga fqiu i tij.

Prej dje është ndaluar lundrimi në lumenjtë Danub dhe Savë, për shkak të paraqitjes së pjesëve të akullit në sipërfaqet e lumenjve, ndërsa për shkak të erës së fuqishme, të mbyllura për qarkullim ishin edhe portet në pjesën perëndimore të Detit të Zi.

Flota ushtarake greke dje nga Athina drejt Lezbosit dërgoi anije, me të cilën duhet të evakuohen më së shumti 500 refugjatë dhe migrantë, të cilët janë akomoduar në stenda në kampin e refugjatëve të këtij ishulli.

Në disa pjesë të Greqisë, duke e përfshirë edhe rajonin e Selanikut, është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, ndërsa në Athinë nuk punojnë shkollat dhe plotësisht janë hapur mbi 10 qendra për akomodim të të pastrehëve.

Komiteti ndërkombëtar i Kryqit të Kuq dje ka apeluar deri te qytetarët të mbrohen nga temperaturat e ulëta dhe të mos dalin jashtë pa nevoja të mëdha. Komiteti u rekomandon banorëve të Evropës të mbajnë rezerva të ushqimit dhe ujit për pije dhe rregullisht ta ndjekin parashikimin e motit.

Sipas meteorologëve, pritet në ditët në vijim temperatura e ajrit në disa pjesë të Evropës të bie edhe deri minus 40 gradë Celsius.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button