Komunikacion i ndaluar për automjete të rënda ngarkuese në disa drejtime rrugore

Ndalesa për komunikacion për automjete të rënda ngarkuese ka në drejtimet rrugore: aksi Mavrovë – Dibër, Koçan – Dellçevë – vendkalimi kufitar Dellçevë, Udhëkryqi i Dojranit – Dojran dhe Berovë – Vinicë – Koçan, ku për automjetet e tjera e detyrueshme është përdorimi i pajisjes dimërore, kumtoi LAMM.

Komunikacioni në rrugët shtetërore sot në mëngjes po zhvillohet në kushte dimërore nëpër rrugë të lagështa, me mbetje të borës në rrugë pas intervenimit të ekipeve kujdestare të NP “Rrugët e Maqedonisë”. Për shkak të temperaturave të ulëta, vende-vende është e mundur dukuria e ngricave.

Në gryka malore është e mundur dukuria e shembjeve të vogla, posaçërisht në drejtimet rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Dmeir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.

Intensiteti i komunikacionit nëpër drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP