Madonna: Jam sulmuar vetëm sepse kam jetuar siç kam dashur

Madonna ka deklaruar në një intervistë për revistën “Harper’s Bazaar” se është ndjerë e paragjykuar gjatë gjithë jetës së saj. Sipas 58-vjeçares, arsyeja ka qenë sepse ka jetuar jetën që donte, ndryshe nga njerëzit e zakonshëm.

“Gjithmonë jam ndjerë e paragjykuar dhe e shtypur. E di që shumë njerëz do të thonë se është qesharake që unë ta them këtë gjë, pasi jam e suksesshme, e pasur dhe e bardhë. Por, gjatë gjithë karrierës jam sulmuar vetëm sepse jam femër dhe për faktin se kam jetuar siç kam dashur. Kam pasur të dashur që kanë qenë 3 dekada më të rinj se unë dhe kjo i bezdis njerëzit”, tha këngëtarja e famshme.

“Më duket se çdo gjë që bëj, i bezdis njerëzit”, shtoi Madonna.

58-vjeçarja ka pasur të dashur 25-vjeçarin Aboubakar Soumahoro, 29-vjeçarin Timor Steffen dhe 29-vjeçarin Jesus Luz./ Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP