Fëmijët kanë nevojë për mikrobe jo për antibiotik, për të forcuar imunitetin

Po, është e rëndësishme që të lahen duart. Është e rëndësishme sidomos gjatë periudhës së ftohtë, sidomos nëse ju vizitoni dikë në spital. Për të mos patur keqkuptime, duhet theksuar se ky studim nuk thotë që nuk duhen larë duart, por e mira është që duart e një fëmije të lahen vetëm para se të hajë bukë, apo pasi përdor tualetin. Në raste të tjera është e panevojshme. Problemi është që nuk duhet ta teprojmë me pastërtinë tek fëmijët. Kohët e fundit çdo ditë e më pak po shohim fëmijë që janë pis. Mamat e sotme kujdesen më shumë seç duhet për të mos i lejuar të vegjlit të bëhen pis sepse mendojnë se mikrobet janë ato që bëjnë që fëmijët të sëmuren. Shkenca ka vërtetuar se ato mikrogjallesa të quajtura mikrobe, të cilat ne i luftojmë me antibiotik, luajnë një rol të rëndësishëm në sistemin imunitar të organizmit të fëmijës.

Cila është lidhja mes mikrobeve dhe zhvillimit të sistemit imunitar të fëmijëve?

Bakteret prodhojnë substanca apo molekula që drejtpërsëdrejti ndërveprojnë me qelizat e imunitetit të organizmit tonë. Pas këtij takimi, qelizat imunitare marrin informacionin për të bërë atë që duhet bërë për të mbrojtur organizmin. Pastaj këto qeliza në zorrë, kanë aftësinë për të transportuar veten në pjesë të tjera të trupit për të bërë më shumë trajnime.

Sipas disa dëshmive epidemiliogjike fëmijët që janë rritur në një mjedis ferme kanë shumë më pak mundësi për t;u prekur nga astma apo nga alergji të tjera. Sigurisht nuk po themi që fëmija juaj duhet të bëhet me patjetër fermer, por studimi sugjeron që një fëmijë që rritet në një mjedis jo shumë të pastër, është më imun ndaj alergjive se sa një fëmijë që rritet në një mjedis steril.

Nëse fëmija juaj është jashtë duke luajtur me baltë, mos nxitoni menjëherë për ta fshirë apo për ta larë, sepse nuk po bëni një gje të shëndetshme./bordo.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button