Anxhela Peristeri e tepron me dekoltenë, reagon këngëtarja

Këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri ishte e ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit, por paraqitja e saj në emisionin e pasdites nxiti shumë debate në opinion.

Këngëtarja foli për jetën e saj artistike dhe për një pasion të fshehur të saj, kuzhinën. E veshur me nja palë pantallona të zeza, dhe një dekolte tepër të ekzagjeruar për bustin e saj, duhet pranuar se Peristeri nuk dukej aspak këndshëm. Me disa kilogramë të shtuara, Anxhela do të bënte mirë të mundohej të kamuflonte sado pak siluetën e saj të rrumbullakosur dhe jo ta nxirrte më shumë në pah.

Pas shumë kritikave që u adresuan në emër të këngëtares përmes shumë portaleve në internet, Anxhela iu drejtua të gjithëve me një status ironik në Instagram.

“ Si nuk ma ngriti njeri bluzën te Rudina, se për pak do të dilja toplsess. Nejse ju mos u mërzisni kaq shumë se nuk e bëj më… do e kem mendjen këtej e tutje”- ka shkruar Anxhela në Instagram .

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button