Presidenti i ri i Ganës kopjon ish-presidentët e SHBA-ve

Presidenti i ri i Ganës në fillim të mandatit të tij është përballur me kritika të shumta të opinionit publik, pasi u zbulua se fjalimi i tij në ceremoninë e inaugurimit ka qenë i kopjuar nga fjalimet inauguruese të dy ish-presidentëve amerikanë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Tre ditë më parë, Nana Akufo-Addo (72) është zgjedhur për president të shtetit perëndimor afrikan Gana, pasi paraprakisht skadoi mandati i John Dramani Mahamit, i cili mbajti postin nga viti 2012.

Në fjalimin e tij inaugurues, Addo përdori fjalim identik me atë të ish-presidentit amerikan Bill Clinton nga viti 1993, ndërsa në një pjesë tjetër të fjalimit, ai përdori pjesë të fjalimit të ish-presidentit amerikan George W. Bush nga viti 2001.

“Përmes sfidave të frikshme nëpër të cilat kaluam, qytetarët e Ganës ishin dhe mbetën me plotë shpresë. Edhe sot e kemi patjetër të udhëhiqemi nga vullneti i atyre të cilët jetuan para nesh në këto hapësira”, tha mes tjerash Addo, që është identike me atë që kishte thënë Clinton, me një dallim të vetëm tek pjesa e “qytetarët e Ganës”, sepse Clinton kishte thënë “qytetarët e Amerikës”.

“Nga ju kërkoj të jeni qytetarë. Qytetarë, jo spektatorë. Qytetarë, jo subjekte. Të jeni përgjegjës për ndërtimin e shoqërisë sonë dhe kombit tonë”, tha më vonë Addo, që është e njëjtë me atë që tha Bush gjatë inaugurimit të tij në vitin 2001.

Edhe pse lajmi i korrespondimit të teksteve u përhap me një shpejtësi në mediat lokale dhe rrjetet sociale, presidenti i Ganës akoma nuk u është përgjigjur këtyre komenteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button