MSH: Nesër temperatura të ulëta nga faza e verdhë, rajoni i Pollogut në fazë alerte

Në pajtim me paralajmërimin nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike nesër për tërë shtetin parashikohen temperatura të ulëta nga faza (e verdhë) alerte, përveç në rajonin e Pollogut (Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Makedonski Brod) ku parashikohen temperatura më të ulëta të cilat i përkasin fazës portokalli, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Rekomandimet për lirim nga obligimet në punë të grave shtatzëna dhe personave të sëmurë kronikë mbi 60 vjet, vazhdojnë të vlejnë vetëm për rajonet e përfshira me fazën portokalli (rajoni i Pollogut – Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Makedonski Brod).

Për punonjësit të cilët punojnë në vende të hapura në rajonin e Pollogut me fazë portokalli, rekomandohet për të pasur kujdes që obligimet e punës t’i praktikojnë nga ora 10:00 deri në orën 16:00 me pauza të kohëpaskohshme në çdo dy orë, nga gjysmë ore në hapësirë të ngrohtë dhe me pije të ngrohta.

Komisioni për parandalim nga efektet e dëmshme nga valët e të ftohtit pranë Ministrisë së Shëndetësisë në vazhdimësi e ndjek situatën me temperaturat e ulëta në shtet dhe në varësi nga parashikimi i motit, përderisa ka nevojë, do të sillen edhe rekomandime të reja, qëndron në kumtesë./MIA

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button