Një polic është plagosur gjatë sulmit mbi stacionit policor në Gaziantep

Një polic është plagosur rëndë gjatë sulmit të sotëm mbi stacionin policor në qytetin juglindor turk Gazientep.

Në këmbim-zjarrin që ka pasuar pas sulmit, është vrarë edhe një nga sulmuesit.

Sipas televizionit turk NTV, në vendin e ngjarjes ka një numër të madh të ndihmës së shpejtë, ndërsa të shtënat ende vazhdojnë.

Sipas mediave lokale, tre persona të armatosur kanë hapur zjarr ndaj stacionit policor. Sipas burimeve të tjera, bëhet fjalë për një sulm vetëvrasës, por kryerësit nuk kanë arritur t’i aktivizojnë bombat.

Sipas burimeve të treta, sulmuesit ishin dy ose tre dhe kanë arritur të ikin, ndërsa policia po heton pas tyre.

Gazientep është qyteti më i afërt pranë kufirit sirian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button