Angelina Jolie dhe Brad Pitt arrijnë marrëveshjen e divorcit, ja detajet

Aktorët amerikanë me famë Angelina Jolie dhe Brad Bitt do ta vazhdojnë në konfidencë procesin gjyqësor, raporton Anadolu Agency (AA).  Në njoftimin e përbashkët që kanë dërguar në agjencinë e lajmeve Associated Press (AP), Jolie dhe Pitt kanë theksuar se kanë marrë vendimin që me ndihmën e gjykatësit privat t’i mbajnë “të fshehta” detajet e procesit të divorcit.

“Palët dhe avokatët e tyre kanë nënshkruar marrëveshje për të ruajtur të drejtat e privatësisë së fëmijëve dhe familjes së tyre duke i mbajtur të gjitha dokumentet gjyqësore konfidenciale dhe duke angazhuar gjykatës privat për të dhënë vendimet nevojshme ligjore dhe për ta lehtësuar zgjidhjen e shpejtë të çështjeve”, thuhet në njoftimin e përbashkët të aktorëve Joli dhe Pitt.

– Marrëveshja për fëmijët

Gjithashtu, theksohet se çifti ka arritur marrëveshje të bashkëveprojë që fëmijët ta tejkalojnë procesin e divorcit dhe që familja të takohet në ditë të caktuara.
Që nga dita kur morën vendimin për divorc më 15 shtator e deri më tani, Angelina Jolie dhe Brad Pitt për herë të parë kanë lëshuar deklaratë të përbashkët.

Çifti ishte martuar më 2014 pasi kishin qenë së bashku 10 vite, ndërkohë që në fazën e divorcit çifti kishte hasur në mosmarrëveshje për gjashtë fëmijët e tyre, prej të cilëve tre janë biologjikë dhe tre të birësuar.
Në kërkesën e divorcit Pitt kishte kërkuar kujdestari të përbashkët mbi fëmijët. Avokati i Jolie përmes një deklarate kishte theksuar se çifti ka rënë dakord përkohësisht që fëmijët mes moshës tetë dhe 15 vjeçare të ngelin nën kujdestarinë e së ëmës dhe që Pitt të vazhdojë terapitë familjare.

– Ndaj Pitt ishte hapur hetim

Nga ana tjetër, Departamenti i Shërbimeve për Fëmijë dhe Familje në Los Angeles kishte hapur hetim ndaj Pitt nën dyshimin se gjatë një fluturimi në muajin shtator kishte ushtruar dhunë ndaj të birit të tij 15-vjeçar.

Gjatë fazës së divorcit me Jolie, ndërkaq, autoritetet kishin theksuar se nuk është gjetur asnjë provë që dëshmon se aktori me famë ka përdorur dhunë verbale apo fizike ndaj fëmijëve të tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button