Atë që bën Patrisi për Tunën, të gjitha vajzat e ëndërrojnë nga partneri

Që kur marrëdhënia e tyre u bë publike, as Tuna dhe as Patrisi nuk i fshehin më dedikimet, mesazhet dhe as përkushtimin ndaj njëri-tjetrit. Edhe pse mjaft të kujdesshëm për të ndarë me të gjithë momente nga jeta e tyre private, ndonjëherë ҫastet e bukura nuk ua kursejnë edhe fansave, shkruan revista Class.

Tani që Tuna është tërhequr nga muzika dhe po shijon në maksimum pritjen e ëmbël, Patrisi ka marrë frenat e punëve të shtëpisë. Madje edhe të gatimit për njeriun e zemrës.

Në një foto të fundit të postuar në Insta Story, Patrisi tregon se është duke gatuar pulë me speca për dashurinë e jetës së tij. Këtë shkruan edhe në krah të fotos: “Duke gatuar për dashurinë time…”

Duket se Tuna është fatlume gjatë këtyre muajve të shtatzënisë dhe e përkëdhelura e familjes. Kush nuk do të donte një partner si Patrisi?

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP