Një pjesë e sindikatave akuzojnë Mitrevskin: ka krijuar shtëpi kriminelësh

Zhivko Mitrevski vazhdon me gënjeshtrat e trilluara të tija për gjendjen dhe ngjarjet në Lidhjen e Sindikatave të Maqedonisë duke përhap gënjeshtra të pabaza, të pa strukturuara dhe joligjore se pse u larguan nga LSM-ja, thonë nga sindikatat Shoqata e Qytetarëve (SHQ), Sindikata e Industrisë, Energjetikës dhe Minierave (SIEM), Sindikata Agro (SA) dhe Sindikata e Punëtorëve nga Shërbimet Hotelierike, Turizmit, Biznesit dhe Zanateve (SPSHHTBZ) shkruan Portalb.mk.

“Në konferencën për media që u mbajt dje u pa se cilat sindikata qytetarësh e përkrahin, sepse e shoqërojnë tre kryetarët jolegjitim ku ndër to është edhe ai. Përfaqësuesi i Sindikatës së Policëve të Maqedonisë është në funksion të përfunduar, dhe ai është përfaqësues teknik jo legjitim të flas në rolin e kryetarit. Përfaqësuesi i Sindikatës duke u mbrojtur me vendimin e falsifikuar dhe kundërshtimin e asaj shkelje, pa turp paraqitet si kryetar i Sindikatës për siguri dhe mbrojtje. Sekretari i shkarkuar i LSM-së dhe përfaqësues i Sindikatës për Transport dhe Lidhje e humbi padinë para Gjykatës administrative për funksionin e tij prej kryetari në atë sindikatë. Këto situata dhe kundërshtime në këto sindikata janë rezultat i ndikimit të drejtpërdrejtë dhe sulmeve të Zhivko Mitrevski.

Katër sindikatat SHQ, SIEM, SA dhe SPSHHTBZ janë të vendosura për vazhdim të luftës me institucione sepse janë të bindura se argumentet dhe e drejta janë në anën e tyre. Ato nesër do të kërkojnë takim me ministrat e Ministrisë për punë dhe politikë sociale dhe Ministrisë për punë të brendshme që të marrin përgjigje si u refuzua emërimi i Darko Dimovskit, respektivisht kush dha urdhër për hyrje të policëve në ndërtesën e LSM-së dhe ndalimin e hyrjes së të punësuarve në sindikata.

Njëkohësisht, e informojmë publikun, anëtarët e sindikatës dhe qytetarët se Shtëpia e Punës prej dje nuk është shtëpi e punëtorëve, por shtëpi e krimit dhe keqpërdorimit. Sot në të nuk hyjnë punëtor, por të paguarit që mbrojnë Zhivko Mitrveskin prej anëtarëve, dhe se të punësuarve të sindikatave SHQ, SIEM, SA dhe SPSHHTBZ  nuk ju lejohet hyrje në shtëpinë amë”, shtohet në njoftim.

Përndryshe, në fund të dhjetorit të vitit 2016, katër degë të sindikatës nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë janë përjashtuar nga anëtarësimi në seancën e Këshillit të LSM.

Për katër sindikata, vendimi nuk është statutuar sepse në seancë kanë marrë pjesë 21 këshilltarë, ndërsa për të kanë votuar 15 nga gjithsej 52, ndërsa për kryetarin e LSM-së, Zhivko Mitrevski, gjithçka është konform Statutit dhe vendimi është marrë me shumicë votash, transmeton Portalb.

Nga këto katër sindikata theksojnë se e kanë të ndaluar hyrjen në ndërtesën e LSM edhe pse i kanë shlyer të gjitha detyrimet ndaj Sindikatës. Thonë se rregullisht e paguajnë edhe anëtarësinë në LSM.

Ata i kanë ftuar kryetarët e 13 degëve të sindikatës, për të cilët Mitrevski pohon se ka mbështetje, publikisht të thonë pse e mbështesin.

Katër sindikatat, siç theksoi Mitrevski janë përjashtuar nga LSM-ja për shkak të, siç tha, falsifikimit të dokumenteve, keqpërdorimit të detyrës zyrtare, shkeljes së Statutit dhe mospagesës së anëtarësisë ndaj LSM-së.

Ai shtoi se me vendimet për përjashtim nuk u ndërpritet detyrimi katër sindikatave që t’i shlyejnë detyrimet ndaj LSM dhe se nuk mund t’i shfrytëzojnë hapësirat e deritanishme të LSM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button