Profesioni më i ri në botë, ja kush e ushtron (FOTO)

Nuk e dimë çfarë kemi qenë duke bërë, mund të kemi qenë duke punuar apo duke kërkuar punë, duke gatuar apo lexuar, duke vrapuar apo duke qëndruar shtrirë me dhembje koke, duke vënë lavatriçen apo duke arreduar shtëpinë e re, megjithatë, ndërkohë, është krijuar një profesion i ri.

Quhet lifestylist dhe, megjithëse në fjalorin urban të anglishtes, kjo fjalë do të thotë pak a shumë një njeri që i bashkohet rrymës anarkiste, por nuk do t’ia dijë për kauzën e saj, ky profesion nuk merret fare me politikë. Është në të vërtetë një njeri që ofron konsulencën, shijen dhe njohuritë e tij për t’i bërë njerëzit e lumtur. Në të vërtetë ky është një koncept i përgjithshëm dhe mund t’ju bëjë të mendoni për psikologët, terapistët, apo profesionistë të tjerë, por po të analizojmë gjithçka me të cilën merret një lifestylist, do të jetë e qartë se kjo punë synon pikërisht lumturinë ose të ndierit mirë.

#cabin ❤️ #cabin lifestyle can be so#chic #cabinfever

A photo posted by Jodi Schaiman LifeSTYLIST (@existsimply_livetastefully) on

Ata japin këshilla apo ndihmë për dekorin e shtëpisë apo zyrës, për shtrimin e tavolinës, për receta të thjeshta dhe të shëndetshme, por mund të bëjnë propozime edhe si të kaloni kohën në mënyrë cilësore, si të jetoni bukur, çfarë të përdorni për lëkurën, ku të udhëtoni dhe cilat janë librat që duhet të lexoni patjetër. Me shprehje motivuese, me një dhomë të dekoruar me stil, me një pamje magjepsëse të natyrës, ata tregojnë rrugën, mes shumë të tjerave që ndeshim gjatë ditës, ku mund të ndihesh i lumtur. Dhe nëse ende nuk ju besohet që ky është një profesion tashmë, ndoshta duhet të njiheni me njerëzit që e ushtrojnë, në internet gjen disa Lifestylist që kanë blogjet dhe faqet e tyre. Judi Schaiman është një prej tyre. Ajo është një organizatore profesioniste mjedisesh, që nën moton “Ekzisto thjesht, jeto me shije” shpërndan në faqen e saj, shprehje apo foto motivuese nga jeta dhe aktiviteti i saj. Janë të gjitha imazhe shumë të thjeshta dhe të vërteta, por që kanë një element të bukur dhe të freskët brenda tyre që të japin ide dhe frymëzim. Gjithashtu edhe ish-stilisti, Luke Storey.

 

#cabin ❤️ #cabin lifestyle can be so#chic #cabinfever

 

A photo posted by Jodi Schaiman LifeSTYLIST (@existsimply_livetastefully) on

 

 

 

Ndoshta edhe në Shqipëri, një person me shije e talent të veçantë për arredimin, grimin, kuzhinën, modën, me dëshirë dhe energji për ta jetuar jetën në 360 gradë dhe i gatshëm për t’i shpërndarë këto sekrete me të tjerët, mund të hapë një pikë virtuale shpërndarjeje të këtij stili jete e ta kthejë pasionin në profesion. Bizneset mund ta kontaktojnë për t’i kërkuar ndihmë në drejtime të ndryshme, ndërsa publiku, nëse arrin të jetë vërtet tërheqës, do e ndiqte me kënaqësi duke i pritur e shpërndarë me dëshirë postimet e reja.

Deri tani ne jemi njohur me termin bloggere mode dhe kemi parë disa faqe shumë interesante të bloggereve të ushqimit apo dekorit, por lifestylist është një shkrirje e të gjitha këtyre me një fokus të përhershëm drejt të ndierit të lumtur dhe të jetuarit bukur dhe nuk është aspak e çuditshme, përderisa lumturia përbëhet pikërisht nga çaste dhe grimca.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button