Vajgëll: Marrëdhëniet e Serbisë me fqinjët të papranueshme

Deputetët në Parlamentin Evropian të cilët janë pjesë e Komitetit për punë të jashtme (AFET), mbrëmë, gjatë leximit të parë të draft-raportit të Europarlamentit, në mënyrë të ashpër e sulmuan Republikën e Serbisë për marrëdhëniet e saj me fqinjët, veçanërisht me Republikën e Maqedonisë.

Eurodeputetët nga Sllovenia, Aljoz Peterle dhe Ivo Vajgëll, si edhe disa deputetë të tjerë në PE të rajonit të Ballkanit, në veçanti e dënuan deklaratën e ministrit serb të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq lidhur me njohjen e Republikës së Maqedonisë nën emrin e saj kushtetues nga ana serbe.

“Sa i përket marrëdhënieve të Serbisë me fqinjët, si me Bosnjë e Hercegovinën ashtu edhe më të tjerët, ato vështirë mund të përshkruhen si të pranueshme. Këtu veçanërisht mendoj ne deklaratën e Daçiqit, në kontekst të njohjes së Republikës së Maqedonisë nën emrin e saj kushtetues nga Serbia”, deklaroi eurodeputeti Vajgëll.

Ndryshe, draft-raporti fillestar për Serbinë në PE përmban notime korrekte politike por në aspektin juridik gjykohet se gjyqësinë nuk e ka të pavarur, se nuk ka progres në luftën kundër korrupsionit, se nuk i harmonizon politikat e jashtme me ato të Bashkimit Evropian (p.sh. nuk vendos sanksione ndaj Rusisë), si dhe për mostransparencën e pronësisë në media, presione dhe frikësimin e gazetarëve, për të cilën është shprehur brengosje e madhe edhe është nënvizuar se “kjo gjendje nuk përmirësohet”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button