Ata që s’përkrahin platformën e përbashkët politike bëhen përçarës

Sulejman Mehazi

Sulejman Mehazi

Miq, qytetarë, opinionistë, gazetarë, analistë,  e intelektualë të profileve të ndryshme duhet përkrahur së bashku, si një trup, Platformën e Përbashkët Politike  të partive politike shqiptare në Maqedoni. Pa marrë parasysh  të metat e platformës ne s’duhet kritikuar, për shkak se bashkimi i partive shqiptare është më i vlefshëm se të metat e kësaj platforme. Kurrë më parë s’kemi qenë të bashkuar si tani, burimi i këtij bashkimit rrjedh nga të gjitha trojet shqiptare, Shqipëri, Kosovë e diasporë. Pra, ata që kritikojnë, s’pajtohen me këtë bashkim, lirisht e me përgjegjësi të madhe mund të themi se janë përçarës e dashakeqës të çështjes kombëtare. Kritikuesit e kësaj Platforme kanë disa qëllime:

-Ju pengon bashkimi i partive për shkak të pasioneve të tyre karrieristë qeveritare;

-Mund të jenë bashkëpunëtorë të Gruevskave, Mihajkovave, Nikoliçave, Daçiçave etj;

– Shprehin megalomani mençurie, duke menduar se janë më patriotë e më të ditur për shkak të shpirtrave të tyre përçarës.

– Anojnë nga ndonjë parti politike për të krijuar qeveri, për këtë shkak ju pengon ky bashkim;

-Mendojnë se me shkrimet e tyre kundër kësaj platforme të përbashkët bëhen mbrojtës të kauzës shqiptare, a fare s’ju shkon mendja se në psikologjinë e bashkimit, ndarësit janë përçarës.

Nëse të gjithë për një e përkrahim këtë platformë politike, do t’i detyrojmë partitë politike që duan të devijojnë nga ky bashkim, e të lidhen me ndonjë parti maqedonase, nuk do mund të lëvizin nga kjo platformë e përbashkët politike, për shkak unitetit popullor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP