Lëvizja BESA: EVN të shfaqë më shumë kujdes për konsumatorët në këto temperatura të ulëta

“Shprehim shqetësimin tonë të thellë që shumë vendbanime, sidomos shqiptare, në këto temperatura shumë të ulëta në vazhdimësi janë pa furnizim me energji elektrike. Kjo përpos që direkt e rrezikon jetën dhe shëndetin e qytetarëve, njëherësh u shkakton shumë dëme ekonomive familjare si pasojë e djegies dhe prishjes së shumë pajisjeve elektroshtëpiake”, reagojnë nga Lëvizja BESA.

Ata apelojnë deri te EVN Maqedoni që “më seriozisht t’i qaset shpërndarjes dhe furnizimit me energji të qytetarëve dhe të tregohet më e përgjegjshme ndaj kryerjes së detyrimeve ndaj qytetarëve. Detyrim parësorë në këto temperatura të ulëta duhet të jetë jeta dhe shëndeti i qytetarëve”.

“Si Lëvizje BESA zotohemi se do të angazhohemi për furnizim të rregullt, cilësor dhe me çmim të volitshëm të qytetarëve me energji elektrike”, thonë nga Lëvizja BESA.

Nga ana tjetër Elem deklarohet se ka furnizim të rregullt të rrymës elektrike

Furnizimi me energji elektrike për amvisëritë dhe kompanitë më të vogla të tregut rregullator për energji elektrike po zhvillohet rregullisht dhe në pajtim me nevojat e tyre. Gjatë ditës së djeshme plotësisht u është përgjigjur kërkesave të konsumit me optimizimin e kapaciteteve prodhuese vendore, dhe përmes furnizimit të energjisë elektrike në periudha të orëve prej ditës kur shënohet konsumi më i madh, kumtoi SHA ELEM.

Për shkak të temperaturave ekstreme të ulëta, shtohet në kumtesë, në periudha prej ditës së djeshme është regjistruar 30 për qind konsum më i madh në krahasim me periudhën e njejtë për pesë ditët e fundit.

“Nga analizat të cilat i bëri SHA ELEM mund të konkludohet se temperatura e jashtme është për tetë gradë më e ulët në krahasim me  mesataren dhjetëvjeçare për këtë periudhë të vitit. Të gjitha kapacitetet e diosponueshme për prodhim të energjisë elektrike të SHA ELEM janë vënë në prodhim, ndërsa një pjesë e sasive përmes procedurës së rregullt për furnizim të energjisë elektrike sigurohet në tregun e lirë në pajtim me rregullat dhe  procedurat ekzistuese  të miratuara nga Komisioni Rregullator për Energjetikë”, theksojnë nga SHA ELEM.

Ekipet profesioniste të kompanisë, porosisin, edhe më tej ta ndjekin me kujdes konsumin e energjisë elektrike dhe e adaptojnë prodhimin nga kapacitetet vendore në pajtim me nevojat e konsumamtorëve tarifor.

“Për plotësim të nevojave në periudha prej ditës me konsum më të madh, gjatë ditës së djeshme është kryer furnizim i 3.600 megavat orë energji elektrike përmes kompanive të licencuara për trtegti me energji elektrike, në pajtim me rregullat ekzistuese. Furnizimin që e kreu SHA ELEM për periudhën prej orës 18:00 dje përfundimisht me orën 18:00 sot pasdite është sipas çmimit mesatar prej 101,43 euro për megavat orë dhe është më i lirë në krahasim me energjinë që shitej në bursat e rajonit. Kushtet kohore nga të cilat janë të goditura vendet e Evropës Juglindore dhe Qendrore, drejtpërdrejtë ndikojnë  edhe në çmimet e atij energjensi. Gjatë ditës së djeshme në bursën në Hungari megavat orë energji elektrike nnë periudha të konsumit të shtuar shitej për 126,3 euro, në bursën në Bullgari kuzshtonte 123 euro, prëderisa në bursën në Serbi për periudhëpn enjejtë ofrohej me çmim prej 140,3 euro për megavat orë”, sqarojnë nga kompania.

SHA ELEM thekson se furnizimi i energjisë elektrike që kryhet në këtë periudhë nuk do të ndikojë ndaj çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë dhe për ekonominë e vogël të cilat janë në tregun rregullator për energji elektrike sepse implikimet negative financiare në tërësi janë të nivelizuara me vlerën e shtuar nga shitja e tepricave të energjisë elektrike që SHA ELEM e realizoi në nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar.

Rezultatet nga furnizimi i energjisë elektrike rregullisht dhe me transparencë publikohen në ueb-faqen e SHA ELEM në linkun: http://www.elem.com.mk/index.php?option=com_content&view=category&id=55&Itemid=220&lang=mk.

“Ndërhyrja teknike në termoelektranën ‘Bitola 3’ në të cilën prej të shtunës, në mënyrë intensive punuan ekipet pprofesioniste të SHA ELEM dhe REK Bitola, përfundoi gjatë ditës së djeshme, dhe në fazën e sinkronizimit të rrjetit elektroenergjetik ishte detektuar sërish çarje e gypit në segmentin e kazanëve, pas çka ky kapacitet për momentin është jashtë funksionimit. Pritet sërish të jetë operativ në afat sa më të shkurtë, përkatësisht për më së voni 72 orë”, theksojnë nga SHA ELEM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button