Takimet sekrete zbulohen me dëshmi dhe fakte

[Recension: Takim sekret mes Ahmetit dhe Gruevskit për qeverinë e re]

Çështjet me interes të veçantë, e sidomos ato të cilat janë aktuale dhe nxisin interes më të madh tek publiku, duhet përfunduar në tërësi, me qëllim që lexuesi dhe publiku të informohen saktë, me fakte dhe në mënyrë të paanshme. Kur gazetari vendos të raportojë për një takim sekret mes dy liderëve të partive politike, atëherë duhet të ketë parasysh se takimi përben lajm me rëndësi dhe se duhet argumentuar. Lajmi që po recensojmë flet për një takim, mirëpo duke mos e dëshmuar atë dhe përmbajtjen e tij me asgjë.

Një takim i fshehtë është realizuar mes krerëve të partive qeverisëse VMRO-BDI, Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti sonte në Shkup, shkruan Fakte. Sipas burimeve të portalit, takimi i cili ka përfundyar para një ore mes partnerëve qeverisës ka ardhur pas negociatave të grupeve të punës të të dy partive në ditët e kaluara, për çka me kohë kemi raportuar.

Autori thirret në burime të papërcaktuara, gjë që ndikon në zbehjen e vërtetësisë së lajmit. Nëse vërtetë takimi ka ndodhur, atëherë gazetari është i obliguar të sjellë ndonjë dëshmi ose detaj nga takimi, së paku për atë se ku është mbajtur dhe kush tjetër ka qenë prezent.

takim-sekret-mes-ahmetit-dhe-gruevskit-screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Takim sekret mes Ahmetit dhe Gruevskit për qeverinë e re
Data dhe koha e publikimit: 02.01.2017
Data e recensionit: 03.01.2017
Recensues: Adrian Kerimi

Edhe pse në tekst flitet sikur gazetari te ketë qenë pjesë e takimit dhe citon burime të rezervuara, nuk janë siguruar qëndrimet e palëve të apostrofuara për të konfirmuar ose përgënjeshtruar informacionet. Me një veprim të tillë, nuk është informuar në mënyrë profesionale.

Sipas informacioneve, dy liderët kanë analizuar pozicionet e përbashkëta të arritura nga grupet e të dy partive, si dhe kanë vlerësuar hapat e mëtutjeshëm.
Ndryshe, BDI ka deklaruar se nuk ka filluar negociata me asnjërën parti maqedonase (VMRO DPMNE as LSDM), ndërsa po vazhdon bashkërendimi me subjektet tjera parlamentare shqiptare, veprim ky që u mbështet edhe nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama./FAKTE.Net

Në tekst nuk ka njëanshmëri e as komente. Sfondi është në rregull, ndërsa elementet multimediale janë vendosur sa për ilustrim, nga që redaksia nuk ka siguruar fotografi nga takimi i dy liderëve për të cilin ka raportuar. Andaj, si i tillë teksti, ka ende hapësirë për t’u plotësuar. Nëse nuk ka qëndrime të reja, gazetari gjithnjë ka të drejtë të përsërisë qëndrimet e mëparshme të protagonistëve. Një citat më tepër – gjithnjë i jep kuptim dhe peshë më të madhe lajmit.

 


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button