Zhernovski kritikohet në mënyrë tendencioze për borën

[Recension: Zhernovskin e befasoi bora në janar, rrugët e papastruara (FOTO)]

Në tekstin që e recensojmë, kryetari i komunës Qendër, Andrej Zhernovski, pa bazë akuzohet se shërbimet e komunës nuk i pastrojnë rrugët e komunës Qendër. Bëhet fjalë për dezinformatë, për shkak se pothuajse në të njëjtën kohë kur u publikua ky tekst, te mediet arriti komunikata e komunës, ku njoftohet se borra në Qendër pastrohet me katër makina dhe nëpër rrugë janë hedhur disa tonë kripë. Poashtu, kryetari Zhernovski në profilin e tij në  “Facebook” e la telefonin për kontakt të udhëheqësit të komunës, që qytetarët të paraqiten nëse shërbimet nuk kanë intervenuar në ndonjë rrugë.

dfretLinku deri te artikulli origjinal: Zhernovskin e befasoi bora në janar, rrugët e papastruara (FOTO)

Data dhe koha e publikimit: 05.01.2017

Data e recensionit: 09.01.2017

Recensuese: Silvana Zhezhova

MUNGON QËNDRIMI I KOMUNËS QENDËR

Теksti e kritikon kryetarin e komunës Qendër, Zhernovski, se e ka “befasuar” bora dhe ka bashkangjitur disa fotografi nga rrugët e papastruara nga bora.

“Bora e befasoi kryetarin e komunës Qendër, Andrej Zhernovski në janar. Rrugët në komunën qendrore të Shkupit mbetën të papastruara pas rreshjeve të borës që e kapluan vendin”.

Sipas komunikatës zyrtare të komunës, “еkipe të komunës Qendër që në orët e hershme të mëngjesit dolën në terren dhe e pastrojnë borën nëpër rrugët dhe trotuaret, që janë në kompetencë të komunës, nuk ka ndërprerje të komunikacionit nëpër rrugë dhe qytetarët mundë të lëvizin normalisht”.

Në artikull, poashtu thuhet se ka pasur gjoja reagime nga qytetarët e revoltuar të komunës Qendër, mirëpo nuk ka asnjë deklaratë, kështu që ajo që është shkruar nuk është bindëse.

“Banorët e komunës Qendër komentojnë se shërbimet e komunës dështuan krejtësisht dhe shtojnë se nëse bora vazhdon të bjerë me këtë intensitet, së shpejti rrugët do të jenë krejtësisht të pakalueshme, ndërsa komuna do të paralizohet”.

Ky tekst joobjektiv dhe komentues e pasqyron situatën vetëm nga një kënd. Në të nuk ka deklaratë nga pala e involvuar – kryetari i komunës Zhernovski, e as që është përmendur komunikata e komunës Qendër për gjendjen aktuale me borën. Kështu, në vend që të përcjellë një informatë korrekte dhe pa ngarkesë politike, artikulli e dezinformon publikun që në fillim me titullin tendencioz.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP