Dhjetë vjet nga vdekja e presidentit Boris Trajkovski

Në Rotmilje në Bosnjë e Hercegovinë, në shënimin e dhjetëvjetorit të vdekjes tragjike të Trajkovskit do të marrë pjesë një delegacion i Maqedonisë i kryesuar nga presidenti Gjorge Ivanov. Në përbërje të delegacionit do të jetë edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës Spiro Ristovski si dhe përfaqësues të ARM-së.

Në këtë ngjarje fjalim do të kenë presidenti Ivanov dhe kryesuesi i kryesimit të BeH, Zhelko Komshiq. Në Shkup, në Alenë e Kolosëve në Varrezat e qytetit në Butel lule në varrin e Trajkovskit do të vendosin një delegacion i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i kryesuar nga nënkryetarja Svetllana Jakimovska, Suzana Saliu, Silvana Boneva, Igor Ivanovski dhe Rejhan Durmishi.

Presidenti Boris Trajkovski humbi jetën në ditën e sotme të vitit 2004, në një fatkeqësi aeroplani në afërsi të Mostarit. Në fatkeqësinë, përveç Trajkovskit, jetën e humbën Dimka Ilkova-Boshkoviq, Risto Bllazhevski dhe Anita Krishan Llozanovska nga Kabineti i presidentit, Mile Kërstevski nga Ministria e Punëve të Jashtme, Boris Velinov dhe Ace Bozhinovski, anëtarë të sigurimit dhe pilotwt, Marko Markovski dhe Branko Ivanovski. 

Lajme të ngjashme

Back to top button