Maqedoni, nuk dihet fati i Prokurorisë Speciale Publike

Kriza politike bëhet më e thellë përderisa nuk formohet qeveria e re në Maqedoni ndëra vazhdimi i mandatit të PSP-së është i pasigurtë. Çdo shtyrje e formimit të qeverisë do të ndikojë në: marrjen e vendimit për funksionim të Prokurorisë Speciale Publike, në vazhdimin e afatit të tyre për ngritje të padive por edhe formim eventual të repartit gjyqësor dhe ndryshimet në ligj të cilat i kërkon PSP, shkruan Novatv, transmeton Portalb.mk.

Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPMNE kanë afat prej 20 ditësh që të përpiqen të krijojnë qeveri të re. Nëse nuk arrijnë ata duhet ta kthejnë mandatin për formim të qeverisë te kryetari Gjorgje Ivanov, ku ai duheti t’ia jep Zoran Zaevit dhe LSDM-së që të bëjnë përpjekje për formim të shumicës parlamentare.

Sipas Tito Petkovskit të PRSD, nuk duhet të jetë dikush i mençur politikisht që të shohë se Gruevski me shumë gjasa deri në ditën e fundit nuk do të zbulojë se a është ose jo në gjendje të formojë qeveri.

 “Këtë që e shohim është një lojë që të mos mundësohet puna e PSP-së, sepse nuk goditet vetëm ai, por edhe të gjithë rreth tij. Dhe sipas asaj që e shpallën si platformë partitë shqiptare, mendoj se ajo është bërë në koordinim me Gruevskin, sepse edhe atje mungojnë punët kyçe: si vazhdimi i mandatit të PSP-së ose përsëri formim i repartit të Gjykatës speciale. Ose me siguri luhet në atë kartë që këto zgjedhje të shpallen si të pavlefshme dhe të shkohet në zgjedhje të reja. Që më pas tërë situatën ta kontrollojnë VMRO-DPMNE dhe BDI”, thotë Tito Petkovski.

Analisti Mersel Bilalli thotë se në korrelacione të tilla politike që ekzistojnë për momentin, nuk ekziston mundësi e vazhdimit të mandatit të PSP-së, vetëm nëse nuk imponohet ndonjë marrëveshje tjetër.

 “Mendoj se shoqëria ndërkombëtare është lodhur duke kërkuar zgjidhje për ne. Megjithatë besoj se kemi një qeveri politike e cila do të duhet të bëjë reforma serioze dhe pres që në gjyqësor dhe prokurori të ketë njërëz të rinj, që puna më e madhe e punës së PSP-së të shkoj të ata”, tha Bilalli.

Profesori Svetomir Shkariq thotë se nëse vjen deri te situata që mos të vazhdohet mandatit i PSP-së deri në 15 Mars, ata do të vazhdojnë të punojnë në paditë që janë ngritur deri në atë datë.

“Për padi të reja të cilat nuk do të ngrihen deri atëherë, do të pritet formim i një përbërje të re qeverisëse e cila eventualisht do ta vazhdonte mandatin e miratimit të padive”, shton Shkariq.

Në intervistë për Gazetën Dnevnik Gruevski u shpreh se VMRO-DPMNE nuk do të pajtohet për vazhdimi të afatit të PSP-së, e që sërish nuk do të përkrah formimin e repartit gjyqësor për rastet e PSP-së si edhe Ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve.

Më 15 Shtator të viti 2015 deputetët e votuan propozim-ligjin me të cilin formohej Prokuroria Speciale Publike e cila ka mandat të heton materialet dhe paditë e dala nga përgjimet e paligjshme.

“Sipas ligjit të PSP-së, ata mund të ngritin padi ose të urdhërojnë që të ndalet procedura hetimore në periudhë jo më të gjatë se 18 muaj prej ditës së marrjes së lëndëve dhe materialeve nën kompetencën e tyre.”

Sipas nenit 20 të ligjit, funksionimi i Prokurorisë Speciale Publike e cila udhëheq me Prokurorinë Publike pushon pas përfundimit të të gjitha hetimeve dhe ndjekjeve penale nën kompetencë të saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button