Ja çfarë shkruan Fërçkoski për Platformën shqiptare

Nëse liderët shqiptarët insistojnë në pikat e Platformës, askush, nuk do të bisedoj me ta ose do t’u premtoj diçka. Kështu Platforma mund të shndërrohet në guri rreth qafës së liderëve shqiptarë, sepse mund të shkojë drejt thellimit të krizës, sepse nuk do të mund të formohet Qeveria. Kështu shkruan në kolumnën e tij profesori universitar Lubomir Fërçkoski, transmeton Portalb.

Sipas tij, Platforma është thikë me dy teha. Ai shprehet i dëshpëruar me këtë akt të shqiptarëve në momentin kur të gjithë po i shihnin shqiptarët si faktor për “kthesë qytetare”.

“Polemika për Platformën tani do të mbisundojë në skenën politike dhe do ta suspendojë thelbin e krizës: e cila është, kujtoj, diktatura dhe uzurpimi i saj i të drejtave të njeriut dhe pushtetit, vjedhja e madhe e parave popullore dhe partizimi i gjithçkaje me çka shteti shndërrohet në instalimin e mafisë”, shkruan më tutje Fërçkoski.

Ai veçon se “Platforma panshqiptare” më së shumti i ndihmon DPMNE-së dhe BDI-së./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button