KUZHINA E VMRO-së

Deklarata  e një platforme shqiptare si bombë e cila ka gjasa të na plasë në dorë, pa e hedhur fare. Unë mandatarin Nikola Gruevski e shoh në këndin tim si moment ku Maqedonia po shkon drejt zgjedhjeve të reja. Kjo deklaratë jona e përgatitur jo profesionalisht me mangësitë e saja, ka dy kahje, që për mendimin tim janë mashtruese. Kjo deklaratë e pa analizuar mirë me rrethanat momentale të numrit të mandateve mund të jetë në dëm të shqiptarëve për një arsye shumë të thjeshtë. BDI për 15 vite pati mundësinë  ti kushtëzon partitë politike maqedonase me një platformë të tillë, ka pasur mundësinë e ndryshimeve kushtetuese sepse me partnerin e koalicionit në gjitha mandatet e kanë pasur numrin e konsiderueshëm 2/3 për ndryshime kushtetuese.

Këtë asnjëherë nuk e ka bërë. Sot kur asnjë parti politike dhe asnjë lloj kombinimi nuk e arrin 2/3 e votës në parlament dhe partitë politike dalin me këtë deklaratë e cila kërkon ndryshime kushtetuese. Edhe sikur ta pranon deklaratën njëra nga partitë maqedonase është e pa mundur të realizohet. Pra këtu ka diçka që mua më bënë të dyshojë mos vallë me këtë po e shpëtojmë VMRO-në?. Sepse VMRO-ja ndaj maqedonasve do të tregohet shpëtimtare e shtetit (unitarë) Maqedonas duke mos pranuar këtë deklaratë, kurse BDI në anën tjetër para elektoratit shqiptarë do të thirret në ,,patriotizmin” e kësaj deklarate. Tash kinse Gruevski nuk pranon nënçmimin,  këndej Aliu nuk shkon në qeveri pa pranuar kushtet dhe dëshirojnë ta çojnë shtetin në zgjedhje të reja. Në zgjedhjet e reja do ti mobilizojnë forcat duke u thirrur në këto parime,  duan ta fitojnë shumicën e mandateve që formimi i qeverisë së ardhshme mos të jetë problem numrash.

LSDM-ja nuk është në pozicion për ta pranuar atë deklaratë sepse edhe ajo nuk do ti ketë 2/3 e votave për ndryshime kushtetuese, pra deklarata e pa mundëson koalicionin me LSDM-në. Dhe ja loja për të shkuar një zgjedhje të reja. Pra e gjithë loja e qeveritarëve është në drejtim të shkuarjes në zgjedhje të reja të cilët edhe për një kohë do ta mbajnë peng krizën politike në Maqedoni.

Për mendimin tim duheshe Deklarata (platforma) e partive shqiptare të ketë kërkesa të mundshme për realizim në bazë të numrave, të futen në koalicion me LSDM-në me marrëveshje për një qeverisje të përkohshme në të cilën do të ndryshoheshe e gjithë struktura VMRO-iste në gjitha institucionet e shtetit, të i pamundësohet VMRO-së që në zgjedhjet e ardhshme të jetë fituese.

Lus Liderët e partive politike të kenë parasysh këtë që thash sepse pa qëllim mund të bien në gracën e përgatitur nga kuzhinat e VMRO-së.

Shqiptarëve në këto rrethana i duhet një stabilitet politik duke luftuar për krijimin e kushteve për faktorizimin e Shqiptarëve në Maqedoni. Shqiptarëve i duhet dekriminalizimi i shtetit, krijimi i kushteve për zbatimin e ligjeve për të gjithë një soj. Gradualisht krijimin e atmosferës politike për barabarësi. Jo deklarata të fryra euforike, në të cilët më shumë do të  pamundësohet realizimi i sajë.

Kujdes,  sepse nga një herë ,,patriotizmi” i pa kontrolluar mundë të jetë shumë i dëmshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button