BOSH VER

Xhi banë be ato? e pajti Dema Kadrinë te nallbani, ku i kishin prau kolt t’i mathin.

Kush?
Po partitë… Partitë tona… Xhi banë për koalicion? A u murën vesht ma a jo? Për ka kam to t’pajs une taj, o Kadri? Sa çeshit xhi m’bahesh!
A për partitë e paske, a? tha Kadrija.
Po, de. Xhi banë?
Thonë se janë ba bashkë!
Ene Menduhi me to a ba bashkë?
Jo Menduhi, jo!
Epo kurrxha s’kana ba.
Po Menduhi ka dhanë dorëheqje…, tha Kadrija.
Xhi ka lidhje a ka dhanë dorëheqje, a s’ka dhanë. Ato duhet ta kenë atej Menduhin.
Pse ta kenë Menduhin, be Demë?
Se aj, jo veç çi i ka mcau ket marifetet, aj din ene t’i bere tavolinës me grusht.
Pse kto qert a s’un i bijen a?
Jo, be vlla, s’um zihet besë… Nejse kallxom si janë ba bashkë kto qertë?
E dhanë ni deklaratë t’përbashkët për kot punë.
Epo unë çata e pres t’ma kallxojsh. Fol xhi thonë n’atë deklaratë? Pajti Dema tu i hap sajtë. Xhi thonë?
Thonë se na përfaqsust e partive politike shqiptare n’Maqedoni, BDI-ja, Rilindja me besë ene Aleanca për shqiptarët e sajdisin vullnetin tonë t’fajtëm atej n’kornizën e Ohrit…
Ma kadalez be… Me rend, ka nja, ka nja kallxomi punt.
S’un e ma ment be ket atë fjali xhi e thanë n’televizion. Ishte shaum e gjatë. Nja ni killometër e gjatë asht, tha Kadrija.
Çllo ni here!… E gjatë. Nuk po t’pajs për fjalët e gjata. Ato i njoj une pi kohës s’Jugosllavisë. Kallxomë shkurt pajkë për pajke xhi thanë… Ene mos ma përmend t’sajdismen, vlla t’kam.
Thanë se do gërkojnë barabarsajë si thotë dogovori i Ohrit…
Of ooof! Po kto na paskan thkaj n’2001-shin, o Kadri, o vlla! Po aj dogovor ka ra n’uj ene germat i ka shkraj ujti i Vardarit. A sos puna e ati dogovori! Lee kot punën e dogovorit ene barabarsajsë xhi m’dilka pi kronizës s’ati dogovori. Po qetër xhi ka?
Neve, demek do na njofën si popullsi shtetformuese me ni vizë midis shtetit ene asaj formuese. A asht urë ajo vija a asht kufi, nuk e di…
Kurrxha s’kana! O taj vlla, O Kadri, po nuk imi popullsi, po imi komb. Popullsi janë ket njerzit xhi rrojnë n’Maqedoni. Ej na e paskan hekë ni rreng, ni fashë ene ni here! Popullsi! A s’un e dallojnë ato t’partive tona xhit a popullsi e xhit a komb? Ket banorët e ni vendi, ket xhi janë, shqiptarë, maqedonë, romë, vlleh, sërbë e turq janë popullsi. Qetër a meseleja e kombit. Kombi a ni bashkim i fortë i njerëzve çi lidhet me ni histori, me ni gjuhë, me ni vend, me ni mentalitet ene me ni kulturë…
Prajt be! A m’thae to t’kallxoj pëjkë për pëjke?
Po.
Njo atëhere.
Hajde de, fol!
Gërkohet ene barabarsaja e gjuhës shqipe me maqedonishten n’ket nivelet…
Bre, bre, bre… Po si e kanë mendau kot punë? A kanë vu afate?
Jo. Afate s’kanë vu.
Kjo kana ni çervish pa mish… Po qetër?
Dunë ta bojnë ene ni ministri për komunitetet.
Kush janë kto komunitetet?
Po imi na ene ket qerët, ket miletet.
Jo, jo, nuk janë veç miletet… Komunitete janë ene ato t’asaj dore, be si u thonë… LGBT… Xhi na duhet kjo ministri, be Kadri?! Ene me e ba atë ministri, d’e venë ministre doni grue si ajo çi na thonte indijanca! Kjo kana o Kadri zeza, a? Nuk na duhet neve kjo ministri. Neve na duhet Shqipëria ta ketë ni ministri për shqiptarët jashtë kufive ene për shqiptarët n’diasporë. Kjo po. Jo kto kopalla – ministri për komunitete!
Au be Demë ije tu folë, thaue taj se une e kum ba atë marrëveshje! Masanej nuk a puna jonë ajo ministria xhi thau taj. Prajt pak! Ka ene do pajka qera.
Ma majr mos m’i kallo, Kadri. Mo vlla, se taj nuk ije tu m’kallxau, po ije tu m’ba zehër ket.
Nalu o Demë!
Bosh ver, i thonë ksaj pune thonë turçit! Ene nja dhajt vjet t’majra na paskan lanë as n’Odri, as n’Parcë.
Demo kali u ba hazër! i tha nallbani.
Dema e mur kalin për dore, i tha Kadrisë ni për t’majr ene shkoj t’u fol me gishta.

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button