Shenja që ai do të kalojë jetën me ju

Lidhjet e dashurisë janë të mrekullueshme për vitet e para të kohëzgjatjes së tyre, por më pas çiftet kërkojnë një angazhim më të madh si martesa. Ja si ta kuptoni nëse jeni me të duhurin.

Ndonjëherë bëhet shumë e vështirë për të shkoduar personin që keni përpara jush, pikërisht atë njeri që e doni dhe për të cilin thurni ëndrra në mbrëmje. Megjithatë, meshkujt nuk janë kaq të pakuptueshëm, sepse edhe ata lënë gjurmët e tyre, të cilat i “tradhtojnë” për synimet që kanë me ju. Më poshtë do të mund të lexoni shenjat që një partner lëshon kur dëshiron ta kalojë jetën me ju.

1. Kur ai flet rreth së ardhmes dhe ju jeni në të. Kurdo që ai flet rreth së ardhmes, qoftë për pushime afatshkurtra, ashtu edhe për pesë vite më vonë dhe ju jeni në planet e tij, kjo do të thotë se mashkulli që keni në krah është gati të ndërmarrë hapa seriozë me ju.

2. Atij i pëlqen të jetë familjar me ju. Nuk ka rëndësi nëse jetoni apo jo së bashku, nëse kaloni qoftë dhe një fundjavë në shtëpinë e tij. Nëse ai sillet në mënyrë të përgjegjshme dhe familjare, si dhe nëse ju lejon të mbani rrobat, furçën e dhëmbëve apo peshqirë në shtëpinë e tij, kjo do të thotë se ai dëshiron ta kalojë pjesën tjetër të jetës me ju. Mjafton të merrni të njëjtin sinjal edhe kur dilni së bashku për të blerë ushqime.

3. Ai merr vendime të rëndësishme me ju. Nëse partneri juaj merr vendime tepër të rëndësishme, të cilat ju prekin edhe juve ose rrotullohen rreth jush, kjo do të thotë se ai po përshtat jetën e tij me tuajën që kjo të vazhdojë për shumë kohë më pas.

4. Nëse organizoheni në mbledhje familjare. Thjesht përse nuk jeni një familje nga aspekti ligjor nuk do të thotë se s’mund ta trajtoni njëri-tjetrin si të tillë. Kur familja e tij nuk shqetësohet t’ju çojë një ftesë ditëlindjeje të veçuar, por ju konsideron gjithnjë si çift, kjo tregon se jeni në rrugën e mbarë të marrjes së një unaze për zotime edhe më të rëndësishme.

5. Bisedat për fëmijë. Kur bie fjala për “fëmijët tanë” dhe ai është tepër i entuziazmuar, sepse e hap edhe vetë këtë bisedë, kjo tregon se në mendjen e tij ka qëllime serioze, të cilat shumë shpejt do të finalizohen me një ceremoni të përshtatshme martesore.

6. Ai ruan kontaktet me familjen tuaj. Pavarësisht nëse keni një familje të vështirë, e cila e vë vazhdimisht në siklet, ai nuk dorëzohet dhe për hir të marrëdhënies suaj vazhdon të ruajë kontaktet dhe të sillet miqësisht me të. Ky është një ogur i mirë.

7. Partneri juaj përpiqet të përmirësohet. Nëse ju i bëni të ditur se disa sjellje të tij nuk ju pëlqejnë dhe partneri e kupton dhe bën maksimumin që ta rregullojë, atëherë po piqen kushtet që bashkëjetesa juaj të arrijë një nivel të shëndetshëm në të ardhmen.

8. Keni marrë një kafshë shtëpiake. Nëse keni përqafuar në gjirin tuaj një kafshë shtëpiake, keni ndërmarrë një nga hapat e lidhjes shpirtërore mes jush dhe një qenieje tjetër, gjë që ju bën më të ndjeshëm dhe më të afërt me njëri-tjetrin.

9. Sendet e tij bëhen tuajat. Shumë shpejt përemrat pronorë fillojnë të ndryshojnë nga imja dhe jotja në tonat. Ky është një përparim për të cilin duhet të gëzoheni dhe të përgatiteni për të ecur më përpara. Pronësia e përbashkët e sendeve e bën më të lehtë situatën për ju dhe sheshon barrierat.

10. Ende përpiqet t’ju befasojë. Askush nuk mund të jetë romantik gjatë gjithë kohës, por nëse ai përpiqet të mbajë gjallë gjërat interesante, kjo do të thotë se po përpiqet të mbajë gjallë edhe lidhjen tuaj. Një lule, çokollatë, një mbrëmje jashtë për të ngrënë, pak gjëra si këto mjaftojnë për të mbajtur ndezur dritën e pasionit.

11. Ai i merr seriozisht grindjet. Nëse kushdo që nuk po kërkon një lidhje serioze përpiqet të pajtohet në rastin e ndonjë telashi në çift, një partner afatgjatë i hyn debatit më thellë, sepse kërkon të gjejë një zgjidhje të përhershme. Kur shihni të tilla shenja bashkëpunimi, bëni mirë të gëzoheni për këtë fakt dhe të kuptoni se po i afroheni një jete të re me angazhime të përhershme.

12. Ai jua thotë se po mendon martesën me ju. Shenja më e qartë nga të gjitha, është kur partneri jua bën të qartë synimin e tij serioz për martesë dhe megjithëse mund të tingëllojë si jo romantike, në fakt është shumë praktike. Martesa nuk është një sekret, të cilin e shfaqni befasisht. Ju duhet të punoni së bashku për të arritur në atë pikë të lidhjes suaj.

13. Ai ju nxit të arrini synimet. Nëse partneri juaj është zëri më i fortë që ju nxit të ecni sa më shumë përpara, kjo do të thotë se ai kërkon në krah një person po aq të arrirë sa vetja dhe dëshiron që si skuadër të punoni për të përparuar sa më shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP