Disa lagje të Çairit ende të mbuluara nga akulli, banorët në hall

Banorët e lagjes së Serovës dhe disa të Gazibabës në komunën e Çairit ankohen se në rrugët e tyre ende mbizotëron akulli, ndërsa sot edhe bora e papastruar e cila e ka bërë ende më të vështirë situatën. Ata për Portalb.mk thonë se fëmijët dhe të moshuarit e kanë të vështirë të kalojë nëpër këto rrugë, prandaj disa prej tyre duke parë mosinteresimin e komunës, kanë filluar të pastrojë vetë rrugët e këtyre lagjeve.

“Rrugët nuk janë të pastruara përderisa temperaturat vazhdojnë të jenë nën zero, akulli veç sa vjen e shtohet, askujt nuk i hyn në punë, si duket komuna ka hyrë në gjumë të dimrit”, tha Adnan F., banor.

Akulli, komuna e Çairit
Akulli, komuna e Çairit

Nga komuna disa ditë më parë, pas reshjeve të dëborës thanë se po punohet për tu pastruar rrugët lokale të kësaj komune, dhe sipas tyre një pjesë më veçse ishte pastruar.

“Gjatë këtyre ditëve janë hedhur sasi të mëdha të kripës në pothuajse të gjitha rrugët lokale nën kompetencën e Komunës së Çairit. Komuna e Çairit edhe këtë vit në kuadër të programit të saj për mirëmbajtje dimërore të rrugëve ka angazhuar kompani me mekanizëm përkatës, si dhe ka kryer furnizimin e kripës mekanike, me qëllim që të sigurojë kushte optimale për qarkullim të automjeteve dhe qytetarëve në kushte dimërore.
Me qëllim ndjekjen dhe menaxhimin sa më të mirë të situatës me reshjet e dëborës dhe ngricat Komuna e Çairit ka formuar edhe shtabin e emergjencës i cili do të funksionojë 24 orë për ditët në vijim deri në normalizim të plotë të gjendjes dhe komunikacionit rrugor”, njoftuan për Portalb.mk nga komuna.

Mirëpo fotografitë dëshmojnë të kundërtën.

Akulli, komuna e Çairit
Akulli, komuna e Çairit

“Ka mjaft banorë që kanë dalë vetë të pastrojnë rrugët e lagjeve të tyre pasi që ato frekuentohen dhe duhet të kalohet në to. Mirë është që banorët kujdesen për lagjet e tyre mirëpo edhe komuna duhet të interesohet sepse tatim në paguajmë, kurse asgjë nuk marrim në këmbim”, tha Faik R., banor.

“Thonë që edhe në duhet të angazhohemi për pastrim dhe jo vetëm të presim nga komuna, madje na krahasojnë edhe me lagjet maqedonase se si ata pastrojnë para shtëpive e ndërtesave të tyre, mirëpo edhe ne duhet bërë krahasim me atë se në çfarë kushtesh jetojnë ata dhe në çfarë ne, çfarë rrugë kanë ata e çfarë rrugë kanë ata e çfarë ne. Ata shohin se ku investohen tatimet e tyre, neve jo! Ata ndihmojnë komunën se edhe komuna ndihmon ata, ne çfarë, çfarë hajri kemi pas ndonjëherë nga komuna? Asgjë!”, tha Ramadan H., banor.

Akulli, komuna e Çairit
Akulli, komuna e Çairit

Banorët gjithashtu shprehen pakënaqësinë e tyre edhe në profilin e OJQ Duam Çair të Pastër ku nëpërmjet fotove treguan se në çfarë gjendje janë lagjet e tyre, shkruan Portalb.mk.

Ndryshe, edhe ditëve në vijim paralajmërohet temperatura të ulëta dhe apelohet për kujdes gjatë lëvizjeve. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button