Gruevski për Nevzat Bejtën: Ai e lartësonte punën time!

Shqiptarët nuk i kemi fyer për asgjë, ndërsa nëse dikë e kemi irrituar këtë nuk e kemi bërë me qëllim dhe me vetëdije. Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski në intervistën e dhënë për gazetën ditore “Dnevnik”, menjëherë pas publikimit të platformës së përbashkët të bllokut politik shqiptar, reagoi për deklaratën e Nevzat Bejtës, duke thënë se ai është njëri nga anëtarët e BDI-së i cili në mënyrë pozitive e ka vlerësuar punën e tij, transmeton TV21.

“Ai ishte pjesë e qeverisë të cilën e udhëhiqja dhe mund të them se është njëri nga politikanët shqiptar, i cili me fjalët më të larta fliste për mua dhe punën time, jo vetëm në bisedat joformale, por edhe në seancat e qeverisë, që me siguri është shkruar nëpër stenograme. Njërën fjali që më së shumti e përsëriste, posaçërisht pasi që i mbaroi mandati në qeveri dhe kur u bë kryetar komune, është se nga unë ka mësuar shumë, ndërsa këtë e thoshte  në kuptimin pozitiv të fjalës dhe më tregonte se këtë ua kishte thënë edhe maqedonasve të Gostivarit, e sidomos aktivistëve tanë. Këtë më vonë ma konfirmuan disa nga aktivistët tanë. Madje ka treguar se çfarë ka mësuar. Të mos hyjë në detaje, por vetëm të them se me siguri Bejta nga unë as nuk ka dëgjuar e as nuk ka mësuar se si t’i nënçmojë dhe t’i ofendojë shqiptarët”, tha Gruevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button