Manipulimi i emetimeve, arrestohet ish-CEO i “Volkswagen”-it

Njëri prej ish-drejtuesve ekzekutivë të “Volkswagen”-it, Oliver Schmidt do të dalë përpara një gjykate në Florida, nën akuzën e komplotit për të mashtruar Shtetet e Bashkuara, njofton Top Channel.

Skandali i  manipulimit të nivelit të emetimeve te makinat e degës së kësaj kompanie në Amerikë i solli Schmidtit arrestimin në Florida. Lajmin e ndalimit të tij e përcolli e para gazeta “New York Times”.

Schmidt ka drejtuar nga viti 2014 deri në 2015-n zyrën përgjegjëse për Mjedisin pranë gjigantit gjerman të automobilëve. Ai besohet të ketë luajtur rol qëndror në përpjekjet për t’i bindur autoritetet se, çrregullimi i emetimeve ishte më shumë pasojë e problemeve teknike, sesa e mashtrimit të qëllimshëm.

Skandali i “Volkswagen”-it shpërtheu shtatorin e 2015-s, kur dolën në dritë fakte që tregonin se kompania i kishte manipuluar të dhënat e makinave të saj, me qëllimin që niveli i emetimit të tyre të shfaqej më i ulët nga sa ishte në realitet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button