Moti i ftohtë mori jetën e katër viktimave në Shqipëri

Tre persona e kanë humbur jetën nga moti i keq dhe arsye të lidhura me të në Shqipëri. Policia gjeti dy të pastrehë në gjendje të ngrirë nga temperaturat tepër të ulëta, një në Durrës dhe një në Sarandë, bëjnë të ditur mediat shqiptare.

Ndërkohë në Gjirokastër një tjetër viktimë e motit të keq u shënua nga një aksident në një apartament banimi ku në tentativën për të shkrirë ujin në depozitën e ujit një 62 vjeçar ra nga një lartësi dhe humbi jetën.Moti i keq vazhdon të vërë në rrezik jetë njerëzish në Shqipëri, sidomos të pastrehëve.

Në Sarandë dy prej tyre u shpëtuan falë ndërhyrjes së një institucioni arsimor, i cili i strehoi ata në një konvikt shkollor gjatë natës. Në disa qytete të mëdha dhjetëra të pastrehë të tjerë janë shoqëruar në mjedise sociale nga autoritetet dhe policia.

Avokati i Popullit u bëri thirrje Bashkive të krijojnë me shpejtësi qendra për strehimin e personave në nevojë.

Bashkitë në shumë qytete e kanë të pamundur të sigurojnë lëvizjen në mjaft rrugë për shkak të ngricave dhe akullit ndërsa në qytete rrjetet e ujit të pijshëm kanë ngrirë duke ndërprerë furnizimin e banorëve me ujë.

Problemet në qendrat urbane vijnë sipas specialistëve edhe pasi ndërtimet e viteve të fundit në Shqipëri nuk kanë respektuar kriteret e rrjeteve inxhinierike të cilat janë të ekspozuara ndaj temperaturave të ulëta.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP