Agron Memedi pensionohet nga futbolli aktiv

Skuadra e Renovës do të mbete pa njërin nga futbollistët e saj më të mirë, që në vitet e fundit ishte bartës i lojës së “gipspunuesve”. Bëhet fjalë për mbrojtësin Agron Memedi i cili ka marrë vendimin që t’i thotë lamtumirë futbollit aktiv.

Mbrojtësi me përvojë Memedi solli këtë vendim që të tërhiqet në moshën 36-të vjeçare, pasi ka vlerësuar tani është momenti i duhur që tu le hapsirë gjenratave të reja. Nga skuadra e Renovës në një prononcim për televizionin “Shenja”, kanë potencuar se pensionimi nga futbolli aktiv i Memedit nuk nënkupton largimin e tij nga skuadra, pasi kryesia planifikon t’i ofrojnë post në kryesi.

Agron Memedi është një prej mbrojtësve të majtë më të mirë që kanë luajtur në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, ndërsa ai me këtë skuadër ka fituar titullin e kampionit shtetëror dhe atë të Kupës së Maqedonisë, ndërsa në supet e tija ka edhe disa paraqitje për përfaqësuesen A të Maqedonisë. Memedi përveç se ka laujtur me Renovën, ai një kohë ishte pjesë edhe e Shkëndijës dhe Metalurgut. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button