Ndalesë për automjetet e rënda të transportit në aksin Mavrovë-Dibër dhe qafën e Strazhës

Komunikacioni në të gjitha rrugët e vendit po zhvillohet me vështirësi, në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa dhe me mbetje të borës nëpër rrugë, njoftoi NP “Rrugët e Maqedonisë”.

Borë e lehtë bie në qafën malore Strazhë, në Mavrovë dhe Smojmirovë.

Prej orës 17:00 është vendosur ndalesë në qafën malore të Strazhës për qarkullimin e automjeteve të rënda të transportit, për të cilat ndalim ka edhe në aksin rrugor Mavrovë-Dibër.

Për shkak të temperaturave të ulëta është e mundur paraqitja e ngricave.

Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan-Makedonaksa Kamenicë-Delçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, D.Kapi-Udovë, Katlanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnje -Bukovë.

NP Rrugët e Maqedonisë informojnë se ekipet e saj kujdestare janë vazhdimisht në terren duke i mbajtur akset rrugore të kalueshme dhe apelojnë për kujdes gjatë drejtimit të automjetit dhe shpejtësi të përshtatshme me kushtet e rrugës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button