Shqipëria i kërkon INTERPOL-it anulimin e urdhërarrestit serb për Haradinajn

Përmes një letre dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të INTERPOL-it, Jurgen Stock, ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri, kërkon rishqyrtimin dhe rivlerësimin e urdhërarrestit ndërkombëtar për ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Sipas Tahirit, zbatimi i këtij urdhërarresti cenon parimet themelore të drejtësisë penale, si dhe të drejtat e njeriut, pasi Haradinaj është gjetur i pafajshëm nga Gjykata për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi, me seli në Hagë, raporton TopChannel.

Duke renditur edhe 3 probleme të tjera proceduriale, Tahiri i kërkon INTERPOL-it të anulojnë urdhërarrestin për Haradinajn.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP