Parlamenti turk fillon shqyrtimin e ndryshimeve kushtetuese

Deputetët në Kuvendin Popullor të Republikës së Turqisë në mbledhjen e sotme kanë filluar shqyrtimin e propozimit të AK Partisë në lidhje me ndryshimin e Kushtetutës, raporton Anadolu Agency (AA).

Debati në Parlament për ndryshimet kushtetuese synon të mundësojë vendosjen e sistemit presidencial në Turqi, ndërkohë që më herët propozimi i partisë në pushtet gjeti mbështetje të opozitarëve të Partisë Lëvizja Nacionaliste (MHP).

Në fillim të debatit, deputetët opozitar të Partisë Republikane Popullore (CHP) paralajmëruan se propozimi nuk do të ketë mbështetjen e tyre.

Kryeministri turk Binali Yildirim njëherësh kryetar i AK Partisë në deklaratat e mëparshme u bëri thirrje të gjitha partive të opozitës të marrin pjesë në mënyrë aktive në debatin për ndryshimet kushtetuese.

“Turqia ka nevojë për një kushtetutë të re e cila do të ndjek zhvillimin e saj. Ne nuk jemi parti e cila ka ardhur në pushtet nga problemet të cilat i kemi lënë në rrugë, por sepse AK Partia ka ndërtuar reputacionin e saj duke zgjidhur problemet dhe duke i shërbyer popullit”, tha Yildirim për të shtuar se nuk kanë qëllime të fshehta.

Në bazë të dispozitave përkatëse të Kushtetutës së Republikës së Turqisë, ndryshimi i cili do të lejonte vendosjen e sistemit presidencial kërkon mbështetjen e dy të tretave në Parlament, i cili përbëhet nga një total prej 550 deputetëve.

Pas miratimit nga Kuvendi, presidenti mund ta ratifikojë atë, ose të bëjë thirrje për një referendum.

Ndryshimet, ndër të tjera parashikojnë zvogëlimin e administratës dhe një numër më të vogël të ministrive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button