Merkel zotohet të deportojë azilkërkuesit e refuzuar

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka ripërsëritur zotimin e saj të mëhershëm se do të “bëhen përpjekje kombëtare” për të siguruar se azilkërkuesit të cilëve u është refuzuar kërkesa në Gjermani do të kthehen në shtëpitë e tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përshpejtimi i deportimit dhe të kthimit vullnetar të njerëzve të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil, ka marrë dimension tjetër urgjent si rrjedhojë e sulmit të 19 dhjetorit me kamion në tregun e Krishtlindjeve në Berlin.

Hetuesit thonë se kamioni ka qenë i drejtuar nga një azilkërkues tunizian të cilin Gjermania nuk kishte arritur ta deportojë pasi Tunizia kishte refuzuar të njoh sulmuesin si shtetas të saj.

Në një konferencë të mbajtur të hënën me shërbyesit civil, Merkel ka thënë se “do të punojmë në kuadër të përpjekjeve kombëtare që të kthejmë njerëzit në vendlindjet e tyre”.

Kancelarja gjermane ka thënë se suksesi i kësaj përpjekjeje varet shumë nga respekti të cilin Gjermania do ta shfaq në negociatat me shtetet ku azilkërkuesit do të kthehen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button