Nёnё nё moshёn 49-vjeçare? Aktorja zbulon dёshirёn pёr fёmijёn e pestё

Edhe pse ёshtё nёnё e katёr fёmijёve, dhe pёr 5 muaj do tё fryjё qirinjtё me shifrёn 50 mbi tortё, aktorja e njohur ka thёnё nё njё intervistё pёr Daily Mail se dёshira e saj ёshtё tё gёzohet edhe njё fёmijё tjetёr.

Edhe pse gjatё gjithё viteve ёshtё vёshtirёsuar shumё me çёshtjen e shtatzёnisё, ajo uron qё 2017-a t’i dhurojё edhe njё fёmijё tjetёr, sepse fёmijёt janё i vetmi gёzim nё jetё, siç ajo tregon, shkruan revista Class.

“Çfarёdo qё tё ketё ndodhur nё jetёn time, fakti i tё qёnit nёnё mё ka ndryshuar pёr sё miri”, ka thёnё ajo. Bёhet fjalё pёr Nicole Kidman qё e vetmja dёshirё qё shprehu gjatё ndёrrimit tё viteve ishte tё bёhej nёnё pёr herё tё pestё me partnerin e saj Keith Urban.

49-vjeçarja ka adoptuar dy fёmijёt e parё (25-vjeçaren Isabella dhe 21-vjeçarin Connor) ndёrkohё qё ishte e martuar me Tom Cruise. Nё vazhdim ajo ia doli tё mbetej shtatzёnё pas shumё pёrpjekjesh dhe para tetё vitesh solli nё jetё Sunday Rose me Keith Urban, ndёrsa pesё vite mё parё pёrmes njё nёne zёvendёsuese erdhi nё jetё edhe Faith.

Por mesa duket aktorja nuk do tё ndalojё me kaq: “Kam shpresёn se diçka shumё e mirё do tё mё ndodhё sivjet. Unё dhe Keith duam fёmijё tё tjerё. Gjyshja ime e ka lindur nёnёn time nё moshёn qё unё jam. Nёse mё ndodhte dhe mua diçka e tillё do tё isha mё e lumtur se kurrё”, tha Nicole.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button