Aksidentohet Era Istrefi, këngëtarja rrezikon pjesëmarrjen në “EBBA”

Lajmi se Era Istrefi ishte një nga dhjetë fitueset e “European Border Breakers Aëards” rrëmbeu vëmendjen e të gjithë shqiptarëve, veçanërisht të fansave të saj. E në fakt, Era është e para këngëtare shqiptare që përzgjidhet në këtë event.

Por, vetëm dy ditë përpara  ndarjes së çmimeve të “EBBA” Era përfshihet në një aksident. Këngëtarja, që kosiderohet nga shumë njerëz si një yll në ngjitje në tregun ndërkombëtar ka thyer këmbën dhe ndoshta kjo do t’i kushtojë pjesëmarrjen në eventin e rëndësishëm për karrierën e saj.

Në një foto të postuar në Instagram, ku shihet qartë këmba e Era Istrefit e vendosur në allçi, ajo tregon se aksidenti ka ndodhur në Brezovicë, për shkak të borës dhe akullit. Këngëtarja ka këshilluar adhuruesit e saj që të tregohen të kujdesshëm që mos të kenë të njëjtin fat si ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button