Realiteti në Luginën e Preshevës në vitin 2017

Çfarë pret Lugina e Preshevës nga viti 2017- Pak gjë!

Realisht çfarë do duhej të priste, është shumë më shumë! Problemet e Luginës së Preshevës, janë ekzistenciale, si askund në Evropë! Fillimisht problemet e Kosovës Lindore, janë nga: statusi politik i saj, pasuar nga problemet politike, të sigurisë, arsimore, drejtësi-gjyqësi, ekonomike, historiko-kulturore, etj.

Marrëveshja e Paqes së Konçulit e vitit 2001, premtonte zgjedhjen e statusit politik të Luginës së Preshevës përmes dialogut- edhe pas 16 vitesh asgjë nuk ka!

Derisa minoriteti serb në Kosovë, në përqindje të parëndësishme, sipas konventave dhe protokolleve Evropiane dhe Ndërkombëtare, nuk garanton asnjë tw drejtë më shumë krahas minoriteteve tjera, privilegjohen dhe u garantohen shumë më shumë të drejta sesa çdo pakicw tjetër në Evropë! Sikur të zgjidhej statusi politik i Luginës së Preshevës, të gjitha problemet e më pasme do zgjedheshin automatikisht!

Problemet politike, pas çështjes së statusit politik, kruciale për ne shqiptarët e Luginës së Preshevës, radhiten nw varg si: mospërfaqësimi real në nivel lokal e veçmas në nivel qendror (edhe pse çdonjëri shqiptarë i Luginës jemi për bashkim me Kosovën! Përfaqësimi në nivel lokal bëhet nga klane politike që kanë interes më shumë vetëpunësimin dhe punësimin nepotik e politik sesa interesin e qytetarëve që përfaqësojnë, derisa në nivel qendror përfaqësohemi nga “Rrahman Morinët” e Luginës. Për fat të mirë në Iliridë, bashkimi i partive politike shqiptare ka ndodhur tashmë, e njëjta gjë do duhej tw zbatohet edhe në Luginë); implikimi i Serbisë në përzgjedhjen e politikanëve shqiptarë dhe në politikbërjen e tyre (në të gjitha zgjedhjet lokale dhe republikane, shteti serb, ka influencë dhe përkrah madje në disa raste edhe më hapur partitw e caktuara politike); nepotizmi dhe korrupsioni (në vazhdimësi është sinonim i partive politike dhe politikanëve të Luginës së Preshevës, kjo duket që i intereson edhe Serbisë për të dëmtuar kauzën kombwtare të shqiptarëve të Luginës së Preshevës); heshtja e politikës së terrorit të Serbisë dhe për zgjedhjen e statusit politik të Luginës (si në nivelin lokal e mos të flasim më për ata pak politikan që vetëquhen shqiptarë në nivel republikan, që më shumë negativisht ndikuan duke heshtur, fshehur, yvogwluar terrorin e shtetit kolonialist të Serbisë kundër Luginës sw Preshevws, për më keq pos fjalimeve nëpër fushata politike patriotike-patetike e hipokrite zgjedhjen e statusit politik të Luginës e harruan; mos krijimi i qëndrimit të bashkuar kombwtar i shqiptarëve të Luginës, përball Serbisë dhe drejt zgjedhjes së statusit politik të Luginës (detyrë të cilën do duhej ta bënte Këshilli Kombëtar Shqiptar).

Problemet në siguri, si: bastisje dhe kontrolle si formë e terrorit shtetëror; vrasje politike dhe vrasje fëmijësh; tentim-vrasje dhe vrasje të disa ish-pjesëtarve të UÇPMB-së; marrja në biseda informative dhe përndjekja sidomos e disa ish-pjesëtarëve të UÇPMB-së; djegieje e shtëpive të disa ish-pjesëtarëve të UÇPMB-së; përzgjedhja e multiçetnikëve nga Serbia dhe njerëz të Serbisë, e që nuk i shërbejnë aspak interesit të qytetarëve Shqiptar (të ashtuquajtur polic multietnik); prezenca enorme e forcave militare e paramilitare të Serbisë e veçmas edhe të atyre që janë të dyshuara për krime lufte kundër shqiptarëve; inskenime tw akteve kriminale dhe terroriste (minave); ndalimi i lëvizjeve të qytetarëve nëpër vendbanime, nën arsyetimin e zonave kufitare; dëbimi, spastrimi etnik në forma edhe më perfide e ca herë edhe me brutalitet; dirigjimin e grupeve huligane (që realisht ishin pjesëtarë të xhandarmërisë), për të vandalizuar pronat dhe shtëpitë e shqiptarëve; etj

Problemet aktuale në arsim janë: çështja e abetareve dhe e librave të ardhur nga Kosova; çështja e diplomave të Republikës së Kosovës; çështja e mësim besimit fetar në shkollë (që më shumë shtyhet nga Serbia); politizimi i personelit mësimor dhe përzgjedhja në bazë të preferencave dhe referencave politike; mos lejimi i hapjes të universitetit të pavarur të Luginës; etj.

Problemet në drejtësi: arrestime burgosje dhe dënime politike si formë e terrorit shtetëror; arrestime kinse për krime lufte të ish-pjesëtarëve të UÇK-së; heqje nga regjistrat civil të qytetarëve shqiptar të Luginës; mohimi i gjuhës shqipe në institucionet e shtetit kolonial të Serbisë dhe në komunikimet me to; përfaqësimi joreal në prokurori dhe gjyqësi; bartja e gjykatës themelore nga Presheva, për në Vrajë; drejtësia selektive kriminale siç ishte edhe në kohën e Millosheviqit; etj

Problemet në ekonomike, janë: varfëria enorme; mungesa e çdo mbështetje financiare( edhe pse shumica e Shqiptarëve as nuk do e pranonin!); pengesat në kufi me Maqedoni dhe Kosovë; ngulfatja me produkte kryesisht bujqësore dhe blegtorale nga pjesët tjera të Serbisë; pengimi i çdo iniciative për hapje ndërmarrjesh-fabrikash nga banorët lokal; tarifa të larta doganore për eksport dhe import; etj.

Problemet historiko-kulturore: ndalimi i përdorimit të flamurit kombëtar dhe i festimit të festave kombëtare; tentimi për tjetërsim kombëtar dhe fetar të shqiptarëve të Luginës me forma dhe ndërhyrje perfide të Serbisë; heqja e simboleve kombëtare dhe bustit të luftës së UÇPMB-së; etj.

Këto mbeten edhe për vitin 2017, problemet reale, të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, që i trashëguam që nga kohët e vjetra, kur filloi pushtimi i kësaj treve nga armiqve të ndryshëm, të cilët vetëm u ndërruan- por asgjë s’dalluan mes vete. Këto probleme do na shoqërojnë derisa nuk e zgjedhim njëherë e përgjithmonë Statusin politikë të Luginës!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button