Sindikalistët e përjashtuar protestojnë përpara LSM-së (VIDEO)

Rreth 100 anëtarë të sindikatave të përjashtuara nga Lidhja e Sindikatave nga ana e Zhivko Mitrevskit, protestojnë pasi që nuk u është lejuar që të hyjnë në hapësirat e Sindikatës, njofton Portalb.

Ata i bëjnë thirrje Mitrovskit se ai nuk është lider i Sindikatës, andaj duhet ta lëshojë ndërtesën pasi që sipas tyre, ai ka qenë i shkarkuar dhe nga Lidhja e Sindikatave.

Rreth 30 përfaqësues të Njësive për Intervenim të Shpejt, sot kanë hyrë në hapësirat e LSM-së për ta “mbrojtur” ndërtesën nga protestuesit, të cilët e akuzojnë Mitrevskin për “okupim ilegal të LSM-së”.

“Policia erdhi në numër të madh dhe Sindikata maksimalisht që e siguruar që të parandalojë hyrjen tonë atje, edhe pse ne kemi të drejtë të jemi në Sindikatë. E kemi pyetur policinë se përse nuk na lëshojnë që të hyjmë brenda, ata thanë se kanë urdhër, kërkuam ta shohim urdhrin, por nuk na treguan”, tha Pece Gruevski, njëri nga sindikalistët e përjashtuar.

Përndryshe, në fund të dhjetorit të vitit 2016, katër degë të sindikatës nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë janë përjashtuar nga anëtarësimi në seancën e Këshillit të LSM.

Për katër sindikata, vendimi nuk është statutuar sepse në seancë kanë marrë pjesë 21 këshilltarë, ndërsa për të kanë votuar 15 nga gjithsej 52, ndërsa për kryetarin e LSM-së, Zhivko Mitrevski, gjithçka është konform Statutit dhe vendimi është marrë me shumicë votash, transmeton Portalb.

Nga këto katër sindikata theksojnë se e kanë të ndaluar hyrjen në ndërtesën e LSM edhe pse i kanë shlyer të gjitha detyrimet ndaj Sindikatës. Thonë se rregullisht e paguajnë edhe anëtarësinë në LSM.

Ata i kanë ftuar kryetarët e 13 degëve të sindikatës, për të cilët Mitrevski pohon se ka mbështetje, publikisht të thonë pse e mbështesin.

Katër sindikatat, siç theksoi Mitrevski janë përjashtuar nga LSM-ja për shkak të, siç tha, falsifikimit të dokumenteve, keqpërdorimit të detyrës zyrtare, shkeljes së Statutit dhe mospagesës së anëtarësisë ndaj LSM-së.

Ai shtoi se me vendimet për përjashtim nuk u ndërpritet detyrimi katër sindikatave që t’i shlyejnë detyrimet ndaj LSM dhe se nuk mund t’i shfrytëzojnë hapësirat e deritanishme të LSM. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button