Titull senzacionalist për të fituar sa më shumë klikime

[Recensioni: Të shokuar: Ja kush e tradhëtoi familjen Shumaher!]

Lexuesi ynë na propozoi të bëjmë recension të këtij teksti, siç thotë ai:

“Titulli implikon se në tekst do të zbulohet ndonjë njeri, ndërsa në tekst shkruan se bëhet fjalë për person të panjohur. Qartazi kemi titull që është vënë në gjah pas klikimeve dhe asgjë më tepër”.

shokirani-eve-koj-go-izdade-semejstvoto-shumaher-vecherLinku deri te artikulli origjinalTë shokuar: Ja kush e tradhëtoi familjen Shumaher!

Data dhe koha e publikimit: 22.12.2016

Data e recensionit: 05.01.2017

Recensuese: Аna Anastasovska

“SHOKU” NGA TITULLI MUNGON NË TEKST

Vërejtja e tij është me vend dhe mu për këtë arsye e pranuam propozimin e tij.

Në fakt, titulli i tekstit është senzacionalist dhe paralajmëron se dihet personi që medieve u ka ofruar fotografi të Shumaherit, i cili është i shtrirë në krevat. Senzacionalizmi shkon deri atje sa thuhet se familja ka qenë e shokuar nga këto të informata.

Konstruksioni i këtillë i titullit (titulli dhe mbititulli), e zgjon kërshërinë e lexuesit që ta hapë lajmin dhe të shohë se për kë bëhet fjalë. Mirëpo, për fat të keq, këtë nuk do ta kuptojë. Në fakt, që në fillim të tekstit thuhet se:

“Familja e kampionit të shtatëfishtë botëror në Formula 1, gjermanit Mihael Shumaher akoma nuk e ka gjetur personin i cili medieve u ofron fotografi të vozitësit të famshëm, i cili momentalisht është duke u shëruar nga lëndimi i rëndë i kokës”.

Artikulli e kundërshton vetëveten. Është më se e qartë se nuk është zbuluar personi që i ofron fotografitë, por është bërë vetëm profil i këtij personi dhe këtë profil e kanë bërë mediet në bazë të spekulimeve dhe të supozimeve.

“Fotografinë e ka bërë personi të cilit familjan i beson. Ai është dikush që ka qasje në dhomën ku gjendet Shumi. Koha do ta tregojë të vërtetën, se a e ka bërë fotografinë ndonjë mik, që është me të vërtetë një veprim i pahijshëm, apo dikush nga punëtorët medicinalë, shkruajnë mediet gjermane”.

Është e qartë se qëllimi i këtij artikulli është, siç ka shkruar edhe lexuesi ynë, të tërheqë sa më shumë klikime dhe me këtë ta rrisë lexueshmërinë e lajmit. Asgjë më tepër. Теksti nuk ofron asnjë informatë, nuk janë theksuar burimet, e as linket prej ku është marrë lajmi.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP