Përqafimi i sikletshëm: Derisa regjisorin e përqafonte e dashura, të njëjtën gjë deshi ta bënte edhe aktorja (Video)

Gjatë evenimenteve të ndarjes së çmimeve, disa yje e kanë të vështirë të bien në sy. Mirëpo, Emma Stone ishte në qendër të vëmendjes në ceremoninë e Golden Globes.

Përpos që fitoi çmim për rolin e saj në filmin “La La Land”, aktorja u bë hit në rrjetet sociale për një “incident përqafimi”.

Regjisori dhe skenaristi Damien Chazelle mori çmimin për skenarin më të mirë dhe në momentin kur ajo deshi ta uronte, gjithçka shkoi keq.

Filmbërësi ishte duke e përqafuar të dashurën e tij dhe në të njëjtin moment, Stone u përpoq ta përqafonte – dhe ky u quajt ‘përqafimi më i sikletshëm i mbrëmjes’.

“Kjo ishte e çuditshme”, tha aktorja me këtë rast dhe vërtet ishte ashtu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button