Barça ndalet nga Villareali

Me 5 pikë diferencë në muajin janar dhe si forcë e tretë në La Liga në gjysmën e sezonit, Barcelona e sheh gjithnjë e më tepër të komplikuar fushatën për t’u rishpallur kampione e futbollit spanjoll, transmeton Top Channel.

Këtë rrugëtim nuk e ndihmoi barazimi 1-1 në fushën e Villareali, një transfertë e vështirë e katalanasve që i nxorri me vetëm 1 pikë nga stadiumi “El Madrigal”.

Fraksioni i parë rezervoi një futboll atraktiv me tifozët që u shpërblyen për temperaturat e ulëta me një lojë të bukur. Nëndetësja krijoi volum loje dhe i bëri ballë një prej ekipeve më të forta të botës, madje 4 minuta pas pushimit mori dhe epërsinë. Një asist i brazilianit Pato nxorri të lirë Sansonen që shënoi pas kalimit mes mbrojtësve.

Barazimi erdhi 1 minutë nga fundi kur argjentinasi Lionel mesi harkoi në rrjetë një goditje perfekte që qethi shtyllën para se të fiksonte shifrat 1-1.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP