Kur nuk dëshmohet skandali si duhet, vetë lajmi bëhet skandal

[Recension: “SKANDAL: Funksionari i LR PDSH-së nuk mohon takimin mes Zijadin Selës dhe Musa Xhaferit (Foto)”]

Teksti që po e recensojmë ngre një çështje që e intereson opinionin, mirëpo që në fillim e cilëson si skandal. Informacioni bazohet në një qëndrim të shprehur në Facebook nga një person i panjohur për publikun. Në përmbajtje as që bëhet përpjekje minimale që se paku të tregohet me pak më shumë detaje se kush është personi, i cili merret si burim i ‘skandalit’ që transmetohet.  “Xhemal Arsllani nga Struga”, dhe cilësimi në fund të tekstit se nga postimi “vërehet qartë se Xhemal Arsllani është simpatizues të PDSH-së”  nuk mjafton dhe nuk është tregues i mjaftueshëm se personi apo profili i cituar mund të jetë i besueshëm për çështjen që është ngritur në postimin e tij.

downloadLinku deri te artikulli origjinal: SKANDAL: Funksionari i LR PDSH-së nuk mohon takimin mes Zijadin Selës dhe Musa Xhaferit (Foto)

Data dhe koha e publikimit: 26.12.2016

Data e recensionit: 7.01.2017

Recensues: Xhenis Sulimani

Në vend që të ofrojë argumente për skandalin e paralajmëruar në titull, teksti ofron komentet e personave tjerë në postimin e njëjtë – si fakte për skandalin. Mu kjo qasje na jep një fakt të fuqishëm se teksti është “out” – nga të qenurit produkt gazetaresk.

Pas takimit të ditës së shtunë të udhëheqësve të Aleancës për Shqiptaret me Ali Ahmetin, ka reaguar edhe Xhemal Arsllani nga Struga. Ai ka shkruar se ky nuk është takimi i parë i Zijadin Selës me përfaqësues të BDI-së, por se Sela edhe më herët është takuar me Musa Xhaferin në restorant Vodebnica në Shkup dhe në “Agropolog” në rrugën Shkup-Tetovë.

Qëndrimi i një personi në Facebook-u mund të merret si nismë për të hulumtuar për atë që ka dashur ta dëshmojë teksti nëpërmes postimit dhe komenteve në të. Por jo edhe për të bërë tërë lajmin nga vetë postimi dhe komentet. Kështu, kjo përmbajtje nuk ka as l-në e lajmit.

Teksti do të fitonte në vlerë gazetareske, në rast se do të ishte munduar të zbardhë ndonjë detaj për personin që e ngre çështjen, për të fituar në kredibilitet informacioni. Pastaj, personat e apostrofuar në tekst do të duhej të kishin hapësirën për t’u prononcuar për akuzat në adresë të tyre. Në këtë mënyrë informacioni do të bëhej i plotë dhe profesional, me të gjitha elementet e duhura, pa gjasë që të rrëshqasë jashtë kornizave gazetareske.

Duke tentuar të transmetojë një skandal të paverifikuar profesionalisht, është bërë një “auto-gol”, një tekst skandaloz. Mirëpo, edhe ky shkrim ka një të mirë – mund të shërbejë si shembull për t’u treguar studentëve dhe opinionit se si nuk duhet të duket një tekst informativ në gazetari.

 


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button