VMRO-ja e Vanço Mihajllovit mund të kthehet, por e Gruevskit asnjëherë më!

“Kërcënimi” i Gruevskit, që “nëse BDI shkon me partinë e dytë në qeveri, ai me VMRO-në do të kthehen fuqishëm, dhe nuk do të kenë nevojë për “parti shqiptare” (nuk e thotë, por tërthorazi, atë e nënkupton), është tentimi i tij i fundit, për të parandaluar procesin e demokratizimit të shtetit, kundrejt totalitarizmit dhe aparthejdit. Diktaturë, të cilën e ka instaluar Gruevski me kreun e tashëm të partisë së tij, në kundërshtim të plotë të VMRO-së Mihajlloviste. Prandaj, edhe po të ketë sukses ky kërcënim i tij ndaj BDI-së, që ta detyron të bëj koalicion qeverisës me të, kjo nuk besoj që do të zgjas më shumë se 7-8 muaj. Në politikën aktuale, proceset e filluara të demokratizimit me projektet politike si “revolucionin laraman”, “e vërteta për Maqedoninë e Zaevit” dhe “idetë e reja të partitive poltike shqiptare BESA dhe LRPDSH-ja, që tentojnë të bëjnë rifreskimin e skenës politike shqiptare” (e cila realisht, vazhdon të jetë në kërkim të identitetit të vet) nuk ndalen. Përkundrazi, protestat e tyre do të bëhen edhe më të fuqishme, që ndoshta si reagim I formimit edhe të një qeverie totalitare gruevskiane, mund t’I detyron ata, të bashkohen në ndonjë slogan të përbashkët, në stilin “revoluconar”: Bashkërisht kundër haramëve! (Në maqedonisht: Sploteni protiv aramiite!…). Ky bashkëpunim pragmatik, për interesa politike, atyre do t’u siguronte fitore absolute, ndërkaq VMRO-së së Gruevskit,  dhe pengut të saj BDI-së, do t’u shkaktonin humbje marramendëse, që do të jetë e vështirë ringritja e tyre për së paku edhe dy tre cikle zgjedhore, nëse nuk bëjnë ndryshime radikale partiake. Kjo, ka gjasa të ndodhë kështu, sepse VMRO-ja, nuk është më në gjendje të bëj “pushtetin” e deri para 11 dhjetorit, as me shantazhe, as me trena bullgarë nëpër zgjedhje, as me skenare të ndryshme ndëretnike dhe ndërpolitike etj., sepse thjeshtë, procesi i bashkëpunimt për demokratizimin e shtetit do të jetë hatashëm më i fuqishëm se ai vitit 2015. Prandaj, e vetmja shpresë e VMRO-së, për t’u rikthyer fuqishëm në skenën politike, shkuarja e saj në opozitë, lejimi I funksionimt të PSP, dekriminalizmi I kreut të VMRO-së dhe rikthimi i saj me njerëz të rinj, që do të veprojnë sipas parimeve themelore të ideologjisë së VMRO-së së Vanço Mihajllovit, i cili Maqedoninë e cilësonte “Zvicër e Ballkanit”, në të cilën parashikonte barazi të plotë për popujt e atëhershëm të Maqedonisë: shqiptarët, bullgarët, grekët, turqit dhe vllehët; ndërsa me rrethanat e sotme kjo do të ishte midis maqedonasve dhe shqiptarëve, ndërsa pakicat që sot së bashku përbëjnë rreth 10% (romët, turqit, vllehët, serbët, etj.) t’i kenë të gjitha të drejtat e garantuara sipas konventave ndërkombëtare dhe evropiane. Ndërkaq, VMRO-ja e Gruevskit, nuk mund të kthehet më, as po e bëri këtë “qeveri zori” me BDI-në si “peng” të saj, as po shkoi vullnetshëm në opozitë me arsyetimin banal që nuk I pranon “kërkesat e shqiptarëve”! Nëse VMRO-ja, shkon në opozitë, Gruevski nuk do të merret me reformat partiake të saj, por do t’i “matë” korridoret e PSP-së dhe gjyqet, për të arsyetuar “humanitetin” e shuplakave për Zhernovskin, talljen me Canovskin, që ia rrënoi objektin dhjetëra milionësh për qëllime politike, për blerjen “badihava” të pronës shoqërore ne Vodno, e raste të tjera.

BDI-ja, nëse e dëshiron mbijetesën e vet politike, ajo në vend që të “ulë” kokën para kushtëzimit të VMRO-së, duhet të dal haptaz dhe të thotë se “nuk bën koalicion, me ata që shkelin ligjin në çdo hap, shkelin premtimet dhe dëmtojnë interesat e qytetarëve shqiptarë dhe jovmroistë”. Paralelisht me këtë, sëbashku me LR-PDSH-në e Selës dhe LSDM-në të publikojnë programin qeveritar 4 vjeçar. Krahas kësaj, BDI-ja ashtu siç kanë nevojë edhe PDSH-ja, duhet tërësisht të reformohen, në stilin që e kanë bërë shumë parti vendore dhe të jashtme, të cilët larguan garniturën humbëse dhe vendosën njerëz të ri në aparatin partiak, për të ecur agjendat e tyre partiake. Për dallim nga këto të dyja, BESA ka nevojë që në Kongresin e parë partiake, të reflektoj edhe në kryesi, ashtu siç ka reflektuar nëpër degë dhe nëndegë të veta. Në këtë drejtim e shoh edhe “rikthimin” e VMRO-së në parimet bazë ideologjike të Vanço Mihajllovit, e cila pa kreun e tashëm të saj dhe me ardhjen e njerëzve të ri, kur pas Kongresit partiak do të ndërgjegjësohet politikisht duke e shikuar ish lidershipin partiak se si përballet me drejtësinë, ata për 4 vjet do të gjenin forcë dhe kuadro që do të shkëputeshin nga totalitarizmi I Gruevskit dhe do të përqafonin idetë progresiste të VMRO-së së Vanço Mihajllovit, për barazi të plotë kombëtare të popujve që e përbëjnë “Zvicrën e Ballkanit” (Maqedoninë). Pas formimit të koalicionit LSDM-BDI-LR-PDSH (Besa, ka qëndrim të drejtë, që nuk e ka kusht të hyj në qeveri, por që për interesa politike e përkrah Platformën politike të nëshkruar nga tre subjekte politike shqiptare) kam përshtypjen se situata politike do të zhvillohet në këtë drejtim reformues, në të gjitha aspektet e jetës, po edhe të vetë spektrit politik në Maqedoni. Në qoftë se kemi 3 parti politike (me grupimet e tyre) qeveritare dhe 3 opozitare VMRO, BESA dhe PDSH (me grupiemt e tyre), kjo mund të ndikon shumë pozitivsihst, në shumë aspekte. VRMO-ja pa Gruevskin do të tentoj të krijoj një imazh të ri monitories ndaj pushtetit, ndërkaq BESA dhe PDSH-ja, do të jenë monitorues të shkëlqyeshëm të Platformës së nënshkruar nga tre subjekte politike shqiptare. Madje, nga aspekti afatgjatë, kjo do të ishte ambient i përshtatshëm politik në Maqedoni, për t’u shkëputur një herë e përgjithmonë nga kriminalitetit politik i çfarëdolloji qoftë dhe rinisje e vërtetë e zgjidhjeve të shumë çështjeve politike, etnike, sigurisë, ekonomike, kulturore, sociale, shëndetësisë etj. Çdo variant tjetër, më duket i paqartë që krijon ambient të rëndë të agonisë politike për të vazhduar të jetuarit dhe vepruarit në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button