Haradinaj mund të lirohet me kusht të enjten

Arianit Koci, avokat i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se të enjten mund të lirohet me kusht lideri i AAK-së, në ditën kur edhe është caktuar të mbahet seanca gjyqësore ndaj tij, transmeton Klan Kosova.

Por, sipas Kocit, lirimi me kusht i Haradinajt, nënkupton që ai të jetë i lirë në Francë, por jo edhe të kthehet në Kosovë, pa dhënë vendimin përfundimtar Gjykata e Apelit në Francë.

“Haradinaj, pritet që të lirohet me kusht të enjten e kësaj jave, në ditën kur do të mbahet seanca gjyqësore ndaj tij”, ka thënë Koci për gazetën Blic.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u ndalua të mërkurën, në aeroportin e Bazelit nga autoritetet franceze pasi për të kishte një fletarrest të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

Ndërkohë, një Gjykatë në Francë vendosi ta mbajë në paraburgim deri në paraqitjen e kërkesës së Serbisë për ekstradim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button