Shkëndija refuzon milionat ruse për Miliev-in

Të martën në adresë të ‘kuqezinjëve’ ka arritur një ofertë serioze me dëmshpërblim të lartë për Shkëndijën dhe pagesë shumë të mirë për mbrojtësin. Mirëpo edhe pse shumë e favorshme, gjithçka është refuzuar dhe bullgari ka vendosur që të qëndrojë në taborin ‘kuqezi’. 

Ka qenë vetë Miliev ai i cili pas një konsultimi të shkurtër ka njoftuar kryesinë se nuk dëshiron të largohet nga Tetova, duke u dhënë në këtë mënyrë drejtuesve të klubit mundësinë që të refuzojnë ofertën ruse. Ky hap tregon se Shkëndija mendon seriozisht për sezonin pranveror dhe përkundër ofertës së majme, është vendosur që ekipi më shumë ka nevojë për përvojën dhe cilësinë e bullgarit Yordan Milev. 

Mbrojtësi bullgar në radhët e Shkëndijës erdhi në afatin kalimtar të janarit nga Levski i Sofjes. Transferimi i tij në Tetovë ishte senzacion i vërtetë, nëse llogaritet fakti se ‘kuqezinjtë’ fituan betejën me skuadrat e Seria B të Italisë, Carpi dhe Avelino, të cilat gjithashtu insistonin të angazhojnë mbrojtësin kualitativ që ka paraqitje edhe për kombëtaren e Bullgarisë. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button