Gruevski e mori mandatin për formimin e Qeverisë

13:30

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski me gjysmë ore vonesë e ka pranuar mandatin e presidentit, Gjorge Ivanov, për formimin e Qeverisë së re, raporton Portalb.mk.

Afati kur presidenti Ivanov duhej t’ia besonte mandatin për formimin e qeverisë një kandidati të partisë, gjegjësisht partive të cilat fituan numrin më të madh të mandateve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 11 dhjetor të vitit të kaluar, ishte deri më sot.

Përbërja e nëntë parlamentare të Maqedonisë, e cila ka 120 të përzgjedhur të popullit, u konstituua më 30 dhjetor të vitit të kaluar. Më së shumti deputetë ka koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE 51, Koalicioni i kryesuar nga LSDM ka 49 mandate, BDI 10, Besa 5, Aleanca e shqiptarëve 3 dhe PDSH 2. Në këtë përbërje parlamentare nuk ka të përzgjedhur të popullit nga diaspora për shkak të numrit të panevojshëm të votave të fituara.

Mandatari në afat prej 20 ditësh nga dita e dorëzimit të mandatit, Kuvendit i dorëzon program dhe e propozon përbërjen e qeverisë. Qeveria, me propozim të mandatarit dhe në bazë të programit, e përzgjedh Kuvendin me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve.

Presidenti Ivanov gjatë kësaj fundjave duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve kur dhe cilës parti do t’ia ndajë mandatin për formimin e qeverisë duke e pasur parasysh atë që afati skadon, tha se do të veprojë siç është theksuar në Kushtetutë.

Kryeministri për zbatimin e zgjedhjeve, Emill Dimitriev, nga ana tjetër në pyetjen e gazetarëve për atë nëse pret që të respektohet afati përfundimtar për ndarjen e mandatit, tha se pret që e gjithë procedura të bëhet në afatet e përcaktuara në pajtim me ligjet.

BDI, BESA dhe Aleanca për Shqiptarët, më 7 janar e publikuan platformën e përbashkët e cila do të jetë baza e tyre në negociatat për krijimin e qeverisë së re. Agjenda e përbashkët politike e tre partive parasheh barazi të plotë gjuhësore, gjegjësisht përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, barazi ekonomike, zgjidhjen e kontestit për emrin me përfshirjen e shqiptarëve në grupin punues për negociata të drejtpërdrejta me Greqinë, si dhe për integrimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

13: 20

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski ende nuk ka arritur në vilën e presidentit Gjorge Ivanov, që ta merr mandatin, ashtu siç i paralajmërua, për formimin e Qeverisë, raporton Portalb.

Gazetarët janë në pritje, ndërkaq shefi i partisë që fitoi 51 mandate gjatë zgjedhjeve të 11 dhjetorit, edhe pse ka qenë i ftuar në ora 13:00, ai ende nuk ka ardhur.

12:30

Kryetari i Republikës së Maqedonisë,  Gjorge Ivanov sot ora 13 do t’ia jep mandatin për formimin e Qeverisë liderit të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, kumton kabineti i presidentit, transmeton Portalb.

Mandatin presidenti do ta jep në villën e tij në Vodno.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button