Më të përmendurit në fjalorin e Gruevskit janë shqiptarët

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ka vazhduar me serinë e intervistave, pas asaj “mega” për portalin proqeveritar “Republika”, dje është publikuar një tjetër intervistë në gazetën gjithashtu proqeveritare “Dnevnik”, shkruan Portalb.mk.

Për dallim nga intervistat për “Republikën”, në të cilat Gruevski kishte në shënjestër miliarderin amerikan Xhorxh Soros dhe e zbuti tonin nacionalist që e përdori gjatë periudhës zgjedhore ndaj shqiptarëve, në intervistën për “Dnevnik”, “halli” i Gruevskit është çështja e koalicionit dhe ajo se “BDI mund t’ia kthejë shpinën dhe të koalicionojë me LSDM-në”.

Nëse analizohet përdorimi i fjalëve të Gruevskit në këtë intervistë, ai fjalën “shqiptar” e përmend plotë 41 herë, që në mënyrë plastike do të dukej kështu:

“shqiptar, shqiptar, shqiptar, shqiptar, shqiptar, shqiptar, shqiptar, shqiptar, shqiptar, shqiptar, shqiptar, shqiptar, shqiptar, shqiptar, shqiptar, shqiptar, shqiptar, shqiptar, shqiptar, shqiptar, shqiptar, shqiptar, shqiptar, shqiptar, shqiptar, shqiptar, shqiptar, shqiptar, shqiptar, shqiptar, shqiptar, shqiptar, shqiptar, shqiptar, shqiptar, shqiptar, shqiptar, shqiptar, shqiptar, shqiptar, shqiptar”.

Plotë 37 herë Gruevski ka përdorur fjalët “Maqedoni/maqedonas”, ndërkaq partinë e Ali Ahmetit, BDI-në e ka përmendur 32 herë. Termi “parti” ka gjetur përdorim në fjalorin e Gruevskit 31 herë, ndërkaq Prokurorinë Speciale e ka përmendur 28 herë.

Partinë e tij, Gruevski e ka përdorur 22 herë, termin “Qeveri” 20 herë, ndërkaq termin “koalicion” e përmend 17 herë. 10 herë e përdorë termin “platformë”, 8 herë “shtetin”, 6 herë partinë LSDM, ndërkaq siç duket këtë herë e ka harruar “Sorosin”, gjegjësisht e ka përmendur vetëm 4 herë.

Më poshtë mund t’i shihni në formë grafike fjalët më të përmendura të Gruevskit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button